Një video tronditëse ka nisur të qarkullojë me pamje të banditëve të ISIS-it të cilët me çekanë e armë AK-47 kanë nisur shkatërrimin e mureve dhe statujat e qytetit Hatra të Irakut, që është nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Në këto pamje që zgjasin shtatë minuta, xhihadistët shihen duke shkatërruar statujat dhe faltoret në qytetin dymijë vite të vjetër.
Militantët janë incizuar gjithashtu duke dëmtuar bazën e disa skulpturave të larta, por edhe shtyllat e qytetit antik, ndërsa në prapavijë dëgjohet një muzikë e frikshme.
Videoja paraqet xhihadistët që deklarojnë para kamerës se po e shkatërrojnë këtë qytet pasi që është gabim të adhurohet vendi, dhe sipas tyre, “vetëm Zoti duhet adhuruar”. /Telegrafi/
Për më shumë, shikojeni videon më poshtë:
Comments
Post a Comment