Dy të rinj humbin jetën në një aksident fatal në kryeqytet.
Viktimat po udhëtonin me motor në zonën e njohur si oxhaku, kur mjeti ka rrëshkitur në rrugë.
Dy djemtë nuk i kanë mbijetuar përplasjes së fortë. Ata ndërruan jetë në spital.
Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Policia mbërriti në vendgjarje dhe nisi veprimet mbi shkakun e aksidentit.
Identiteti i dy të rinjve të moshës mbi 20 vjeç, nuk bëhet i ditur.
Comments
Post a Comment