Skip to main content

Zaev publikon tani më “Bombën” e 12

"Bomba “ e 12 e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev shpalos biseda për favore të gjykimeve gjyqësore dhe emërime të gjykatësve. Zaev gjatë konferencës për shtyp publikoi audio incizime te reja prezantoi biseda të ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, shefit të intelegjencës Sasho Mijallkov, gruas së ish ministrit të Drejtësisë, Filimena Manevska si dhe biseda telefonike midis ish-ministrit të Drejtësisë, Blerim Bexheti dhe zëvendëskryministrit Musa Xhaferi. Në bisedë mes Manevskës dhe kushëririt të Gruevskit dëgjohet se si ata bëjnë plane për ta bërë për vete një gjykatëse në një rast. Jankullovska në bisedë me Mijallkovin porositin një rast gjyqësor kundër një personi, poashtu të policisë, por që Jankullovska e ka inat. Në bisedën e Jankullovskës me Mijallkovin dëgjohet si ata i përzgjedhin gjykatësit sipas merakut të tyre. Jankullovska flet me Mijallkovin ku diskutohet se Blerim Bexheti ka kërkuar shërbim nga Mijallkov. Jankullovska mban një fletore me lista të gjykatësve dhe i referon Mijallkovit se kush çfarë punon dhe si e bëjnë punën dhe a punojnë sipas direktivave të tyre. Në një bisedë mes Jankullovskës dhe ish Prokurorit publik, Lupço Shvërgovski dëgjohet si ky i fundit i kërkon ndihmë Jankullovskës të intervenojë te ish ministri i drejtësisë, kuadër i BDI-së Blerim Bexheti. Kjo i thotë që do ta lus Bexhetin ta mbarojë këtë punë. Lidhur me këtë, Blerim Bexheti në bisedë me Musa Xhaferrin bisedojnë për zgjedhjen e prokurorëve për t’i liruar një vend VMRO-së e që i takon BDI-së. Blerim Bexheti në bisedën e prezantuar nga Zev i pranon Musa Xhaferit që tani më i ka dhënë VMRO-së dy vende të prokurorisë që i takojnë BDI-së. Xhaferi i thotë që të kërkojnë diçka kompensim për këto tre vende që i janë dhënë VMRO-së. Ish ministri Bexheti i kërkon Xhaferit që t’ia lëshojnë vendin VMRO-së sepse sipas tij “qenka vend i rëndësishëm” për ata. Gjithashtu për një rast tjetër Bexheti i kërkon Musa Xhaferit që BDI ta përkrahë gjykatësin Veli Vedat, sepse ky i paska ndihmuar atij ta bllokojnë me Bandenter PDSH-në. Ndërkaq, në bisedë mes Jankullovskës dhe ministrit të financave Zoran Stavreski dëgjohet si ata bëjnë plane për t’u hakmarrë një personit që i pengon Stavreskit. 
Ndërkaq në pyetjen se cilët ambasadore janë më të përgjuarit, Zaev duke i thirrur në Konventën e Vienës për punën e ambasadorëve, nuk ka pranuar të japë detaje. “Emrat nuk do t’i bëjmë publike sepse me këtë bëjmë shkelje të Konventës se Vjenës. Ndërsa, sa u përket materialeve ku janë përgjuar përfaqësuesit e huaj, ato të gjitha ua kemi dorëzuar ambasadorëve”, theksoi ai. I pyetur se si e komenton kërkesën e prokurorit Zverlevski që ekspertë ndërkombëtarë të monitorojnë procesin e zbardhjes se aferës së përgjimeve, Zaev tha se nëse Prokuroi publik mendon se procesi gjyqësor që ai do të hap të monitorohet nga ndërkombëtarët siç u monitorua dhe rasti “Mostra”, ai vetëm se e mashtron veten. “Prokuroi Zverlevski duhet të jep dorëheqje së bashku me Jovan Ilievski, udhëheqës në sektorin për krim të organizuar në Prokurori dhe njëkohësisht baxhanak i Mijallkovit. Të gjithë këta duhet të heqin kthetrat e tyre nga Prokuroria që të kthehet më në fund drejtësia”, tha Zaev. 

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves