Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se posedon dëshmi edhe për presione dhe manipulime zgjedhore që ka bërë BDI, raporton “Lajmpress.com”.
“Gjithsesi që posedojmë. Patët rastin të dëgjoni se pushteti ka bë bashkërisht skenare për presione. Gjithçka që kemi do të publikojmë, pa marr parasysh a janë për maqedonasit apo për shqiptarët”, tha Zaev. Ai shtoi se në mesin e “bombave” ekzistojnë edhe dëshmi për shkaqet e ndërprerjes së regjistrimit të popullsisë. Pas publikimit të bombës së shtat, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se kjo “bombë” ishte vetëm fillimi i ciklit për nxjerrje në shesh të manipulimeve zgjedhore.
Comments
Post a Comment