Translate

Tuesday, March 10, 2015

VIDEO: Zaevi shpërtheu bombën e VIII dhe shpalosi kërkesat politike

Zaeivi kërkoi sonte dorëheqjen e qeverisë Gruevski, Prokurori publik të jap dorëheqje të menjëhershme si dhe të formohet qeveri e cila do të ket për detyrë të organizoj zgjedhje të reja, të lira dhe demokratike. Zaev kërkoi gjithashtu edhe largimin e plotë të udhëheqësisë së Radio Televizionit të Maqedonisë...
Në tribunën e sontme nga materilet e prezantuara u shpalos edhe një bisedë e zv kryeministrit Musa Xhaferi me Sasho Mijallkovin dhe kreun e PDSH-së Menduh Thaçi gjithashtu me Mijallkovin, nga kjo e fundit shihet se si  kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi i betohet Sasho Mijallkovit: Për ty deri në vdekje...
“Kam një kërkesë urgjente. A mund të votoni për ne në KSHZ për Strumicën”, i thotë Mijallkovi Thaçit. Derisa ky i fundit garanton se menjëherë do të rregullohet kjo punë.
Më pas LSDM lëshoi incizimin e bisedës për të cilën thonë se është mes Thaçit dhe anëtarit të KSHZ-së Bedredin Ibrahimi, ku Thaçi kërkon nga Ibrahimi që të votojë në favor të VMRO-DPMNE-së, për prishjen  e një vendvotimi në Strumicë.
Në vazhdim ndiqni videon e plotë nga tribuna e LSDM-së qu u mbajt në Sallën Universale..

0 comments :

Post a Comment