Skip to main content

Të premten vjen kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor

Në Ministrinë e Drejtësisë nuk kanë komentuar lidhur me emrat e anëtarëve që do të kandidojnë për postin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Këshillit, duke sqaruar se emërimi i kryesisë së re të Këshillit Gjyqësor do të hap dyert e emërimit të kryetarëve të gjykatave themelore dhe atë të Apelit në Shkup, gjykata këto që mbeten me muaj pa kryetarë ose me ushtrues detyre
Ilir IVANOVSKI

Këtë të premte mund të dihet emri i kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor. Janë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë ato që zbardhin caktimin e seancës në të cilën të premten pritet të zgjidhet kryetari i ri i këtij Këshilli, por edhe zëvendësi i tij. Në Ministrinë e Drejtësisë nuk kanë komentuar lidhur me emrat e anëtarëve që do të kandidojnë për postin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Këshillit, duke sqaruar se emërimi i Kryesisë së re të Këshillit Gjyqësor do të hap dyert e emërimit të kryetarëve të gjykatave themelore dhe atë të Apelit në Shkup, gjykata këto që mbeten me muaj pa kryetarë ose me ushtrues detyre.
“Në bazë të informatave që posedojmë ne si ministri, këtë të premte do të zhvillohet seanca për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, ndërsa pas emërimit të kryetarit të këtij Këshilli, do të vijojnë procedurat për edhe për zgjedhjen e kryetarëve në gjykatat përkatëse, në të cilat aktualisht janë caktuar vetëm ushtrues detyre”, tha Valdet Xhaferi, zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tij, i njëjti proces do të vijojë edhe për zgjedhjen e kryetarit të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik, institucion ky që gjithashtu është pa kryetar mbi gjysmë vit.
Megjithëse vetë ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, nga fundi i muajit mbështeti idenë e emërimit të një shqiptari në krye të Këshillit Gjyqësor, të dhënat jozyrtare që vijnë nga vetë këshilli bëjnë të ditur se organi më i lartë i pushtetit gjyqësor do të vazhdojë të drejtohet nga njëri nga anëtarët e tanishëm maqedonas, me mundësi që një nga anëtarët shqiptarë të emërohet në detyrën e zëvendëskryetarit të Këshillit. “Unë nuk shoh pengesa që një shqiptar të emërohet në detyrën e kryetarit të këshillit. Megjithatë, si në shumë raste të tjera, çështja konkrete duhet të fitojë edhe mbështetjen politike”, tha ministri Adnan Jashari nga fundi i muajit janar. Megjithatë, sipas të gjithë gjasave, dy anëtarët shqiptarë që kishin pretendime për postin e kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor nuk fituan mbështetjen e duhur politike. Ndërkohë, në pritje të kreut të ri të Këshillit Gjyqësor, Gjykata e Apelit në Shkup, Gjykata Themelore Shkupi 2 dhe tetë gjykata të tjera të shkallës së parë me muaj vazhdojnë të funksionojnë pa kryetarë. Primatin vazhdon ta mbajë Gjykata Themelore Shkupi 2, rreth 20 muaj me radhë nuk ka arritur të zgjedh kreun e saj, duke e lënë në krye të gjykatës më të madhe civile ushtruesin e detyrës Gjorgji Radojkov. Këtij trendi nga fundi i vitit të kaluar iu bashkëngjit edhe Këshilli Gjyqësor, organ ky që bën emërimin dhe shkarkimin e kryetarëve të gjykatave. Ky këshill mbeti pa kryetar pas skadimit të dy mandateve të njëpasnjëshme të kryetares Aleksandsra Zafirovska. Sipas vlerësimit të ekspertëve, funksionimi shumëmujash i gjykatave pa kryetarë lë të kuptohet se në shumë raste kemi të bëjmë me mosmarrëveshje politike. Pra partitë nuk mund të merren vesh lidhur me emrat e kryetarëve të gjykatave. Sipas tyre, për fat të keq është politika ajo që vazhdon të vendos për emrat e kryetarëve, në vend që kjo çështje t’u lihet organeve gjyqësore që janë formuar dhe kanë kompetenca të bëjnë zgjidhjen e tyre. Vlerësimet e tyre kohëve të fundit u konfirmuan edhe njëherë me telefonatat e përgjuara, që u zbardhën nga opozita maqedonase.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves