I futur në strofullën e tij në fshatin Sfillare, ku dashuria e vonshme për atdheun dhe bajrakun kombtar i shprehur në odën "e burrave" me sharkia e këngë patriotike e kishte bërë që të menaxhon për mashallah institucionin e BFI-së.?!
Me betim se do të drejtoj BFI ndryshe dhe jo si më parë ai dështoi që në fillim me angazhimin e shumë
personave rreth tij. Gjithmon ka qenë në fokus të kritikave nga mediat, figura dhe personalitete të vendit dhe më gjërë për keq menaxhim të BFI-së. Dështimet e tija kadrovike janë të shumtë, andaj po ju
shpalosim vetëm shefat e kabinetit të tij që nga viti 2006 e deri tani….
1. Muhamer
Veseli
Nga detyra e një imami në fshatin Idrizovë të
Shkupi, me qëndrime të defokusuara dhe të padefiinuara, por ishte një
simpatizant i dëgjuar partiak që të gjitha pozitivitet ia mveshke PDSH-së.
Ishte shefi i parë i kabinetit të Sulejman Rexhepit pas 2006, por karakterizohej
me ide të dezorientuara, i shumëpërfolur për shumë skandale brenda BFI-së mbi të
gjitha për korrupsion,mosnjohës i gjuhëve të huaja gjë e cila është arsyeja kryesore e shkarkimit
të tij nga ky post në BFI. Muhamer Veseli nga gjykata e Shkupit ka akuzuar
direkt Sulejman Rexhepin për kultivimin e frymës radikaliste vehabiste në Shkup
gjegjësisht në Maqedoni. Ai kishte ftuar Sulejman Rexhepin që të dëshmon para
gjyqit për vehabizëm….
2. Agron Vojnika
Agron Vojnika një figur pak e njohur për opinionin, por shumë për institucionet vendore. Flitet se me profesion është gazetar
i panjohur, i përmendur aty këtu me punën e tij të vobekt. Nga ajo çfarë patën shpalosur disa media në gjuhën shqipe si SHQIP MEDIA, BOTA SOT, ILIRIDA, etj flisnin se Agron Vojnika ishte gjuetar i hatashëm i derrave të egër. Se pse është larguar nga posti i tij nuk e kemi të qartë, mos të supozojmë, por si duket nuk ishte i suksesshëm në njërën nga gjuetit e rëndësishme.
3. Muzemil Osmani
Sipas asaj që flisnin
gazetat ditore në veçanti ajo Dnevnik për kuadrot e BFI-së që vijnë nga fshati i
Sulejman Rexhepi shihet se ka tendencë të nëpërkëmb intelegjencën teologjike në vend. Pasi që Sulejman Rexhepi largoi dy shefat e mëparshëm nga
kabineti i tij tani afroi një djalosh shumë të ri që si duket vetëm ai e din më
së miri se për çfarë arsye e afroi. Se pse i duhet ai kur dihet se procesi i lustrimit ende është i papërfunduar në Maqedoni, skandalet janë nga më të ndryshmet ku
shpesh emri dhe fotografia e tij gjenden në ballinat e mediave të vendit dhe
ato botërore. Koencidenc e këtij veprimi janë fotografit e Sulejman Rexhepit
me veshjet e Sulltanit që flet për diçka që ndoshta opinioni i gjërë nuk din aq sa
ai më i ngusht dhe lokal. Pyetja është se nëse Sulejman Rexhepi duket si
Sulltan Sulejmani atëherë Muzemil Osmani vallë a i ngjanë Sumbul agës?
Sulejman Rexhepi si duket shefat e kabinetin të tij i ndrohen sipas kohës, situatës dhe nevojës.
No comments:
Post a Comment