Skip to main content

Skandaloze: Sulejman Rexhepi arkatarë pas perdeve në BIM

Pas paralajmërimit disa ditorë nga portali ynë mbi njërin nga shumë skandalet e keut të BIM Sulejman Rexhepi, pikërisht tani po shpalosim skandalin më të madhë që ka të bëjë me organizimin e Haxhit në aspektin e bashkëpunim me agjensionet turistike.   

Pas publikimit të Raportit të DASH-it gjatë verës së kaluar, përmes mediave të Maqedonisë mësuam se Bashkësisë Islame iu drjetua gishti lidhur me keqpërdorimin që bëjnë me vizat e haxhit. Nuk mbeti medium pa shkruar rreth problemit dhe që habia të jet edhe më e madhe, kryetari i Bashkësisë Islame Sulejman Rexhepi atyre ditëve iku për pushime në Ulqin (atje për ku vitin e kaluar përmes portalit “burevesnik” mësuam se posedon edhe hotel).

Pas disa ditëve, lidhur me organizimin e haxhit me arsyetime të veta filloi zëdhënësi i institucionit Afrim Tairi i cili paksa ia arriti të defokuson, por jo edhe ta bind opinionin. Ai së paku pranoi se Bashkësia Islame paguhet vetëm për shërbimet që bën dhe jo për vizat! Më pastaj gjatë haxhit, po i njëjti, në cilësi të Kryetarit të Haxhit 2014, nga vendet e shenjta të deklaron për disa media tona se haxhi 2014 ka qenë më i miri në 10-15 vitet e fundit, mirëpo pa përmendur se a bëhet fjalë vetëm për ata që haxhin e kryejnë drejtpërdrjet me institucionin përmes vijës ajrore apo edhe për ata që haxhin e kryejnë përmes agjensioneve turistike të cilat para se të vijnë në Bashkësinë Islame për tu takuar me Rexhep Ziberin  (me vite përgjegjës që koordinon me agjensitë turistike), së pari duhet të shifen diku jasht me kreun e institucionit Sulejman Rexhepi – ndryshe nuk kalohet pragu. Fokusi i problemit për të cilin flet Raporti i DASH-it është ky dhe jo ai për të cilin defokuson Tairi.

Për ta kuptuar sa më lehtë realitetin e organizimit të haxhit përmes agjensioneve turistike, mjafton një bisedë jo më shumë se pesë minuta me ndonjë nga pronarët e agjensioneve turistike të cilëve po u parashtrohen pyetjet; Ku dhe cilit ia bëni pagesën dhe në çfarë forme e bëni të njëjtën? Menjëherë do të kuptoni se pagesa nuk bëhet në arkën e institucionit dhe as përmes transakcioneve bankare. Dëshmitë flasin se arkatarët e vërtetë gjatë haxhit janë Sulejman Rexhepi dhe Rexhep Ziberi. Pyetjet tona për të njëjtët janë këto: Përse agjensitë turistike nuk bëjnë pagesat e tyre në arkën e Bashkësisë Islame ose përmes transfereve bankare dhe sa prej të hollave që u merrni agjensive nuk përfundojnë në arkën e institucionit fetarë?

Nuk ka njeri që punon me agjensi turistike e që ka pasur punë me BIM e të mos jenë ballafaquar me probleme me Rexhep Ziberin po dhe me vet kreun e BIM-së Sulejman Rexhepi. Mënyra e komunikimit me palët dhe fjalori i tyre i pistë krahas të tjerave paraqet një skandal në vetvete dhe dëshmi e një niveli që postin e mbajnë vetëm për përfitime materiale. Padyshim se lidhur me këtë temë do të keni rastin të bindeni në rast se kryetari i LSDM-së Zoran Zaev do të vendos të publikon pjesë nga përgjimet lidhur me Bashkësinë Islame.   

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves