Skip to main content

Shumica parlamentare si makineri votuese, 110 ligje në 4 seanca


Derisa i gjithë opinioni ka kthyer sytë kah përgjimet, shumica parlamentare forcon gjithnjë e më shumë tempon e votimit në mënyrë eksprese të një numri të madh të ligjeve. Kështu Kuvendi është shndërruar tanimë në një makineri votuese duke votuar mbi 110 ligje vetëm në katër seanca.

Janar-Shkurt 2015
Seanca 31 – 38 ligje
Seanca 34 – 11 ligje
Seanca 35 – 52 ligje
Seanca 36 – 11 ligje

Ish deputeti i cili mbahet mend si më i zëshmi deri më tani, Izet Zeqiri, thotë se kjo është vazhdimësi e një tradite të mëhershme të pushtetit aktual.
“Po është e vërtetë se në Maqedoni nga viti 2008 e këndej çdo vit në Maqedoni sillen dikund nga 300 deri 350 ligje, akte nënligjore. Shumica e tyre janë në mënyrë të përshpejtuar dhe pa opozitën. Ndryshohen ligje vend e pa vend, pa analiza paraprake, pa vlerësim të ekspertëve dhe krejt kjo tregon se në Maqedoni ekziston një jostabilitet juridik që jep një mesazh shumë të keq edhe për investitorët”, tha Izet Zeqiri, ish deputet.
Pjesa më e madhe e ndryshimeve janë bërë në një periudhë kur pjesa më e madhe e opozitës nuk është në Kuvend. Sipas Jane Dimeskit nga Instituti për demokraci, Societas Civilis, edhe vërrejtjet e atyre pak deputetëve opozitarë, nuk janë marr në konsideratë.
“Rrallë herë, gjeqësisht vetëm dy raste deri më tani kemi pasur kur deputetët pranojnë se argumentet e shprehura nga deputetët e palës së kundërt kanë qenë cilësore dhe kanë ndikuar që ata ta ndryshojnë qëndrimin. Pra, konstatimi i parë është se nuk ka diskutim të mjaftueshëm dhe e dyta deputetët nuk janë të hapur për të pranuar argumentet e palës tjetër edhe në rastet kur ata janë më cilësore se zgjidhjet e tyre”, tha Jane Dimeski, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.

Sipas Zeqiri kjo tempo nuk është e rastësishme. Me ndryshimet ligjore ai thotë se forcohet kontrolli i pushtetit,ndërsa ngaana tjetër zvoglohen liritë e qytetarëve.
“Po të shikoni përmbajtjen e ligjeve në aspektin normative do të vërejmë se në mënyrë konstante rritet kontrolli i shtetit, rriten obligimet e qytetarëve, rriten obligimet e bizneseve që në fakt korespondon me zvoglimin e të drejtave të qytetarëve. Është për të ardhur keq që deputetët në koalicionin qeveritarë nuk guxojnë as gëk as mëk të bëjnë në Parlament lidhur me ligjet e Qeverisë”, tha Izet Zeqiri, ish deputet.
Përveç opozitës, dyert e Kuvendit sipas Dimeskit janë të mbyllura edhe për grupe të shoqërisë të cilat preken drejtëpërdrejtë nga ndryshimet ligjore.

“Gjithashtu vërrehet se edhe atëherë kur opinion më i gjërë, apo një pjesë që janë të interesuar për ligje të caktuara, në periudhën e miratimit të tyre dhe publikisht demonstrojnë një dëshirë tgë tillë, deri më tani nuk janë përfshirë. Edhe pse i kanë argumentuar qëdrimet e tyre nuk janë përfshirë nga ana e Parlamentit në diskutime dhe me këtë përsëri zgjidhjet përfundimtare ligjore janë me cilësi më të dobët”, deklaroi Jane Dimeski, Instituti për demokraci “Societas Civilis”.

Kohë më parë shumica parlamentare inicoi edhe ndryshime kushtetuese, ku kritikat më të mëdha i mori pikërisht për shkak të mungesës së opozitës./alsat-m

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves