Një letër e nënshkruar nga “Avni Rustemi” është dorëzuar sot në selinë e LSDM-së, me të cilën një grup qytetarësh shqiptarë paralajmërojnë protesta para selisë së LSDM-së, për shkak të përfaqësimit të dobët të shqiptarëve në bombat e publikuara deri tani.
Ata kërkojnë që opozita maqedonase të publikojë të vërtetat lidhur me çështjet që janë në interes të veçantë për shqiptarët, në të kundërtën, do të përballen me protesta. Edhe më herët, dhjetëra intelektualë shqiptarë përmes letrave të hapura kanë kërkuar nga Zaevi që të mos vë në mbrojtje asnjë individ ose parti shqiptare.
Comments
Post a Comment