Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup thotë se ndjek me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni, me fokus te vlerat dhe standardet demokratike.
Në deklaratën dhënë DW-së, Ambasada amerikane, duke ripohuar se mbështet integrimin e vendit, thotë se tani është momenti kur institucionet duhet të tregojnë se kanë kapacitet për t’iu shërbyer qytetarëve në mënyrë efikase dhe të pa anshëm.
“Ambasada e SHBA-së vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet politike, të cilat sjellin në pikëpyetje çështjen e pavarësisë së medieve dhe gjyqësorit dhe respektimin e vlerave të tjera demokratike në Maqedoni. Si mbështetës të integrimit të Maqedonisë në komunitetin euroatlantik, nënvizojmë se kjo është një mundësi që institucionet e Maqedonisë të tregojnë se kanë kapacitet për t’iu shërbyer qytetarëve në mënyrë efikase dhe të paanë”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e Ambasadës.
Ambasada përsëriti apelin për zbatimin e standardeve më të larta të shtetit ligjor, për transparencë dhe drejtësi, si dhe për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe pavarësisë gjyqësore, paralelisht me zhvillimin e rasteve (gjyqësore)./almakos
Comments
Post a Comment