Skip to main content

Reshjet e fundit të borës kanë shkaktuar dëme të mëdha

Bora intensive që ra ditëve të fundit bllokoi fshatrat në disa rajone të vendit, ndërsa si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati janë vërshuar disa shtëpi dhe sipërfaqe bujqësore. Ky është bilanci pas reshjeve disa ditore, ndërsa nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se institucioneve kompetente po punojnë në teren.

“Për momentin në pjesën e Pellagonisë gjendja është e njëjtë sikur dje. Mbi një mijë e 500 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Uji po tërhiqet ndërsa për shkak të borës në komunën Staro Nagoriçane ka disa fshatra të bllokuara. Në terren gjendet një makinë për pastrimin e rrugëve ndërsa në këto fshatra nuk ka edhe energji elektrike. Në komunën e Kratovës i bllokuar është aksi rrugorë drejtë fshatrave Kunovë, Llukovë dhe Rezhillove për shkak të borës prej 50 cm. Në Kriva Pallankë të bllokuara janë disa akse rrugore, ndërsa situatë e njëjtë është edhe në Probishtip”, u shpreh Nadica Vçkova, Zëdhënëse e QMK-së.

Nga EVN Maqedoni thonë se ekipet e tyre prej orëve të hershme të mëngjesit janë në teren, por se nuk kanë mundur të depërtojnë deri në vendet ku është paraqitur defekti. Pritet që ekipet ta pastrojnë borën që më pas të evitohet defekti. Për shkak të borës në rrugë, ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda të transportit ka në akset rrugore Mavrovë- Dibër dhe Tetovë- Kodra e Diellit. Në aksin rrugor Makedonski Brod- Prilep për shkak të dëmtimit të një pjese të urës në Sllanska Reka, është vendosur ndalesë për qarkullimin e rënda të transportit. Në rrugën Krupishtë- Probishtip për shkak të rrënimit të korsisë së majtë të rrugës, trafiku zhvillohet vetëm në një korsi./alsat-m

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves