Skip to main content

Rekrutimet për Siri ndodhin gjatë ligjëratave të natës

Xhamia “Jahja Pasha” dhe ajo “Tutunsëz” vazhdojnë të shpërfillin BFI-në, ndërkohë që Myftinia e Shkupit akuzon se pikërisht në ligjëratat fetare të natës, ose pas namazit të Jacisë, bëhet manipulimi me të rinjtë shkupjan. “Tek Jahja Pasha, shqetësues është edhe një fakt tjetër - përbërja e Këshillit. Ata s'janë njerëz të thjeshtë, por ka mes tyre edhe intelektualë, bartës funksionesh nëpër institucione të ndryshme, madje edhe në shkolla", thotë myftiu Ibrahim Shabani
Evis HALILI
Në Shkup, ka disa xhami që nuk janë nën kontrollin e tërësishëm të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, pasi Këshillat e xhamive vazhdojnë të refuzojnë kontaktet me autoritetet legale fetare. Në këto xhami, Myftynia e Shkupit konsideron se segmente të lëvizjeve ilegale po rekrutojnë të rinj shqiptarë drejt vatrave të konfliktit në vendet arabe. Në një prononcim për gazetën KOHA të myftiut të Shkupit, Ibrahim Shabani, pas shkrimit të botuar një ditë më parë, ai pohon se ky fenomen po bën që shumë xhami të njollosen dhe të etiketohen si vende nga ku bëhet nisja e të rinjve drejt Sirisë dhe Irakut. Jo vetëm Gazi Baba, por edhe Çairi, Saraji, Haraçina... janë lagje ku shfrytëzohen xhamitë, mektebet, pa dekretin e BIM gjatë orëve të natës apo pas namazit të Jacisë, ashtu si shprehet myftiu, për të larë trurin e shumë të rinjve. "Ashtu si edhe cekej në shkrimin tuaj për xhaminë Jahja Pasha, apo Tutunsez, që ne nuk i kemi nën kontroll, një gjë e tillë është e vërtetë. Imami i rregullt e bën punën e vet, por problemin e kemi me Këshillin e xhamisë që refuzon të komunikojë me ne. I kemi thirrur disa herë, por s'e kuptoj se pse ato nuk kanë dëshirë të japin sqarime. Për shembull, për rastet kur ftojnë njerëz të thjeshtë apo teologë, ose edhe hoxhallarë nga vende të huaja, si Shqipëria, Bosnja, vendet arabe e të tjera, për të mbajtur ligjërata, ne nuk e dimë se çfarë ligjërohet, pasi askush prej tyre nuk është i ftuar në formë zyrtare, por nga individë. Tek Jahja Pasha është shqetësues edhe një fakt tjetër - përbërja e Këshillit. Ata s'janë njerëz të thjeshtë, por ka mes tyre edhe intelektualë, bartës funksionesh nëpër institucione të ndryshme, madje edhe në shkolla", thotë myftiu. Sa i takon xhamisë së Tutunsëzit, aty s'ka besimtarë të rregullt që e frekuentojnë. Shumica e banorëve janë larguar, ndërsa ajo është në funksion vetëm të hoxhës dhe lobit të tij më të ngushtë, thotë myftiu. Ai shton se edhe imamit të asaj xhamie i kanë kërkuar që të kontaktojë me BFIM-në, por ai ka refuzuar.
"Hoxhallarët duhet ta gjejnë vendin mes hoxhallarëve dhe jo të izolohen. Kjo lëvizje është më e organizuar, nuk ka vetëm një pikë, s'është të themi vetëm Gazi Baba, por edhe nga Haraçina, Saraji, apo lagje dhe qytete të tjera. Madje, edhe nga diaspora. Sipas informatave që kemi, këto rekrutime bëhen edhe duke i joshur me pagesa të mira”, thotë myftiu Shabani, megjithëse shprehet se nuk beson se mund të jenë shumë të besueshme, për faktin se shumë prej tyre nisen në emër të një kauze dhe që të mos kthehen më. Ai njëherësh kërkon ndihmë për, siç thotë Shabani, luftën kundër personave që ligjërojnë natën pa autorizim të BFIM-së.
"Na ka ndodhur që na kanë ardhur prindër dhe që na kanë akuzuar se xhamitë janë shkaktare se nga andej janë nisur fëmijët e tyre. Kjo ka bërë që disa xhamive t'u vihet një pikë e zezë, padrejtësisht. Imamët tanë të premteve, në netët e mira, në Ramazan... e luftojnë këtë fenomen, por ajo që ndodh pas namazeve të tjera gjatë gjithë natës, kur persona të pautorizuar ligjërojnë, kjo hedh në hije të madhe dyshimin mbi atë se çfarë ndodh atje. Lufta kundër këtyre personave dhe këtij fenomeni duhet të jetë më e koordinuar se ne vetë nuk mundemi ti bëjmë ballë”. Ndryshe, ditë më parë, gazeta KOHA raportoi se edhe pesë të rinj shqiptarë, banues në Gazi Babë dhe Çair, janë nisur muaj më parë drejt Sirisë. Të rinjtë në fjalë, të moshës 19-26 vjeç, ishin frekuentues pikërisht të xhamisë së Jahja Pashës dhe Tutunsëzit. Madje, askush nga familjarët e këtyre të rinjve nuk pranojnë të prononcohen drejtpërdrejt, edhe pse një pjesë e tyre akuzojnë disa xhami se janë shndërruar në vatra rekrutimi drejt luftës në Siri dhe Irak. Persona që dëshirojnë të mbeten anonimë, djemtë i përshkruajnë si individë që deri para një viti, kanë bërë një jetë të zakonshme. Nuk vijnë nga familje shumë të varfra, disa prej tyre kanë qenë në marrëdhënie pune, madje një prej tyre është i martuar dhe në ditën që është larguar, fëmija s’i kishte mbushur as dhjetë ditë që kishte lindur. Deri tani, zyrtarisht është raportuar për 12 të rinj shqiptarë të vdekur në Siri, pjesa më e madhe e tyre të martuar që tashmë kanë lënë fëmijë të vegjël jetimë. Nga Kosova kanë vdekur 23, derisa nëntë të tjerë janë nga Shqipëria dhe dy nga Lugina e Preshevës./koha

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves