Skip to main content

Rama-Mustafa: Bashkimi kombëtar, përmes integrimit Evropian

Përfundimi i mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë është pasuar me nënshkrimin 11 marrëveshjeve në fusha të ndryshme, si në aspektin e sigurisë, mbrojtjes së kufirit, arsimit, ekonomisë, financave etj. 

TIRANË (AA) – Përfundimi i mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë është pasuar me nënshkrimin e 5 marrëveshjeve, 4 memorandumeve dhe 2 protokolleve të bashkëpunimit, pra në total 11 marrëveshje në fusha të ndryshme, si në aspektin e sigurisë, mbrojtjes së kufirit, arsimit, ekonomisë dhe tregtisë, financave, kulturës, etj. Ndërkohë në mbledhjen e sotme mungonin ministrat serb që janë pjesë e kabinetit të qeverisë së Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Isa Mustafa, mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, ku shpalosën llojet e marrëveshjeve të nënshkruara dhe prioritetet e partneritetit strategjik mes dy vendeve.  Rama u shpreh në fjalën e tij se marrëveshjet e nënshkruara sot  do të ndikojnë për bashkimin e forcave në rrugën drejt bashkimit në BE.
“Marrëveshjet mbulojnë fusha si siguria, kontrolli i kufirit,  arsimi, tregtia, kultura, etj. Kemi nënshkruar një marrëveshjeje për lehtësimin e kalimeve në dogana, gjë e cila do ti shërbeje kohës së turizmit gjatë verës.  Është nënshkruar një marrëveshje për lehtësimin e procedurave doganore në fushën e ekonomisë. Kështu që një firmë nuk do të jetë e detyruar të ketë dy lloje dokumentacioni. Do të punojmë bashkë për organizimin e gjuhës shqipe në diasporë. Unifikimi i sistemit tonë arsimor është një bashkëpunim themelor për dy shtetet tona për të funksionuar si një forcë e vetme”- deklaroi ndër të tjera Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij kosovar.
Sipas Ramës, deklarata e përbashkët për zhvillimin e zonave kufitare do ti japë një shtysë zhvillimit dhe do të krijoje modele të integruara të zhvillimit ekonomik mes dy vendeve. Rama ka vlerësuar se përfaqësitë e përbashkëta diplomatike sjellin një formë të re bashkëpunimi dhe se reagimi pozitiv  i qytetarëve të dy vendeve sipas kryeministrit të Shqipërisë, është inkurajim për të ecur përpara me kurajë dhe shpejtësi në këtë proces. “Kemi bërë gjithashtu një marrëveshje për përfaqësimin e përbashkët diplomatik jashtë vendit. Ajo e Milanos është një shembull suksesi. Qëllimi paqësor i politikave të përbashkëta të partneritetit strategjik është për përmirësimi i jetës së qytetarëve tanë dhe të jetës në hapësirën tonë të përbashkët, ku administrimin e bëjnë dy shtete, por ku aspiratat dhe interesat janë të përbashkëta”- pohoi Rama.
Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka konsideruar mbledhjen e sotme mes dy qeverie të një rëndësie të veçantë, sipas tij jo vetëm nga fakti i nënshkrimit të marrëveshjeve, por edhe nga fakti se dy qeveritë po fillojmë me zgjidhjen e problemeve, që kanë karakterizuar, qytetarët, ekonomitë dhe bizneset e dy vendeve.
Sa i përket integrimit të serbeve në institucionet dhe jetën politike, ekonomike, dhe sociale, Mustafa ka deklaruar se nuk e konsideron të lehtë këtë integrim. “Nuk e konsiderojmë të lehtë integrimin të serbëve në Kosovë, por e konsiderojmë të rëndësishëm. Ata janë deputet të Kuvendit të Kosovës, dhe anëtarë të qeverisë. Ne kemi patur një problematike për shkak të një deklaratë të një ministri serb. Shpresoj se ato do të kthehen edhe në Kuvend edhe në qeverinë e Kosovës dhe për ne është e rëndësishme që ky proces të zhvillohet në mënyrë normale dhe duhet ët respektojmë kushtetutën dhe ligjet e vendit”- u shpreh Mustafa.  
Ndërsa lidhur me mungesën e ministrave serb, në mbledhjen e përbashkët Rama ka deklaruar se problem do ishte po të mos kishin vendet, por sipas tij vendet i kanë  patur. Rama ka argumentuar se qeveria e Kosovës është e angazhuar për të iu plotësuar kushtet serbëve të Kosovës dhe e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe nuk mund ta krahasojmë situatën sa i përket respektimit të drejtave të njeriut. “Është pak paradoksale që shtetit që i respekton këto të drejta nuk ka akoma liberalizim të vizave, ndërkohë që shteti tjetër negocion për të hyrë në BE”- pohoi Rama.
Sipas kryeministrit të Shqipërisë, interesi i bashkëpunimit strategjik është në çdo plan dhe aspekt, dhe sipas tij nuk është thjesht ekonomik, tregtar apo arsimor, “por është në çdo plan sepse jemi bij të një tokë, jemi i njëjti  popull dhe kemi të njëjtën ëndërr, të bashkohemi përmes instrumentit të BE-së, sepse jetojmë në shekullin e 21-të dhe nuk vend për mitologji dhe folklorizma”- përfundoi fjalën e tij Rama.
 Ndërkohë marrëveshjet e nënshkruara janë: “Për bashkëpunim e ndërsjellë në fushën e Sigurisë”;  “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”;  mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”;  “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”;  Memorandum  i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave”; Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”;  marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”;  marrëveshje  për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”; “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”; Memorandum “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural” dhe Memorandum “Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës”.   
Takimi i sotëm është mbyllur me foton familjare të dy kabineteve qeveritare. Kjo është mbledhja e dytë e radhës mes dy qeverive, pas asaj që është mbajtur në janar të vitit të kaluar në Prizren.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves