Skip to main content

Në Prekaz kujtohet sakrifica e të gjithë dëshmorëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, bëri homazhe në Prekaz pranë varrezave të familjes Jashari. Ditën e sotme ajo e quajti të veçantë për të nderuar figurën e komandantit legjendar Adem Jashari.
“Kemi ardhur sot në këtë ditë të veçantë, për të nderuar figurën dhe emblemën e UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari, për të kujtuar sakrificën individuale dhe kolektive të të gjithë atyre që ranë për ne që sot të jemi të lirë, një vend i pavarur, një vend sovranë dhe një vend i cili ka të ardhme të sigurt drejtë integrimeve evropiane dhe euro-atlantike dhe miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Jahjaga.
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Republika e Kosovës sot shënon një datë të veçantë të historisë së saj.
Po ashtu ka shtuar ai sot përulemi me nderim para kujtimit për komandantin legjendar Adem Jashari si dhe të gjithë bashkëfamiljarët e tij.
“Flaka që u ndez në kullën e Jasharajve i bashkoi të gjithë shqiptarët kudo që ishin. Shqiptarët nga të gjitha kontinentet ishin ushtarë të Kosovës dhe gjithkush që merrte frymë me këtë bindje e ndihmoi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, nga Prekazi nisi një fazë e re drejt fillimit të shtetndërtimit.
“Sot kujtojmë edhe shumë data tjera, demonstratat e vitit 1968, 1981, grevat e minatorëve, Ibrahim Rugovën...”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa.
Ai gjithashtu ka përmendur edhe rolin e aleatëve të Kosovës duke shprehur mirënjohjen më të thellë për aleatët tanë që në ditët më vështira i dolën në krah dhe bashkërisht u vulos çlirimi i Kosovës. 

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves