Skip to main content

Jusuf Zimeri akuzon kreun e BFIM-së

Gazeta Lajm/ Më shkarkuan pa më konsultuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFIM). Me këto fjalë nis rrëfimin e tij Jusuf Zimeri i cili deri më 20 shkurt të këtij viti ishte drejtor në Sektorin për vakëfet e BFIM-së në nivel republikan. Ai thotë se edhe sot e kësaj dite nuk i din arsyet e shkarkimit të tij nga detyra. “Vendimin për shkarkimin ma sollën në zyrë. Në vendimin për shkarkim nga puna s’ka asnjë arsye pse shkarkohem. Përveç asaj ku arsyetohet kthimi im në Medresenë ‘Isa Beu’ në Shkup, ku isha 6 vjet sekretar i Medresesë”, thotë për “Lajm” Zimeri. Ai thotë se është shkarkuar nga vetë Reisi, gjegjësisht kryetari i BFIM-së Sulejman Rexhepi, në vend që kjo të bëhet nga Rijaseti. “Shkarkimi im është bërë pa asnjë njoftim dhe konsultim paraprak. Vendimi për shkarkimin më erdhi befasisht, duke punuar. Çështja tjetër është se në vendim kam pasur të drejtë ankese 8 ditë. Unë s’e kam shfrytëzuar të drejtën e ankesës meqë vendimi ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën e BFIM-së”, sqaron Zimeri. Ai thotë se në këtë afat kohor prej tetë ditësh ka bërë kërkesë sqarimi se si erdhi puna deri te shkarkimi pa konsultim paraprak, por një gjë e tillë nuk i është shpjeguar nga ky institucion. “Edhe sot e kësaj dite nuk e di pse jam shkarkuar nga puna sepse nuk më është dhënë asnjë lloj sqarimi”, thekson më tej Zimeri. Në BFIM nuk arritëm të marrim prononcim lidhur me shkarkimin e tij. Përndryshe, Jusuf Zimeri ka qenë drejtor i Sektorit për vakëfet në BFIM prej tetorit të vitit 2006 deri në shkurt të vititi 2009 kur edhe është shkarkuar nga pozita e drejtorit të vakëfit.

( Botuar në gazetën ditore LAJM në vitin 2009)

linku: http://www.studentet.info/modules/ipboard/index.php?showtopic=17632

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves