Translate

Thursday, March 12, 2015

Gruevski: Kush do të jetë kryeministër vendosin qytetarët, jo Zaevi

Kryeministri Gruevski nuk i pranoi kërkesat kryesore politike të liderit të opozitës Zoran Zaev për dorëheqjen e Qeverisë dhe formimin e një Qeverie kalimtare. Sipas kryeministrit, për funksionin që ai e kryen mund të vendosin vetëm qytetarët.

“Kërkesa e tyre kryesore ishte të formohet e ashtuquajtura qeveri kalimtare. Diçka si koalicion i gjerë nëse mund të kuptoj mirë dhe dorëheqje nga qeveria, nga unë, nga ministrat e tj. Për atë se kush do të jetë në qeveri e kush jo, vendosin qytetarët e Maqedonisë në zgjedhje. Ata janë që vlerësojnë, japin votën, besimin se cila parti politike dhe kush do të jetë kryeministër, e jo z. Zoran Zaev”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Duke i komentuar akuzat e opozitës për vjedhjet e zgjedhjeve, Gruevski përsëriti qëndrimin e tij se materialet e opozitës janë të “krijuara” por edhe se tezat e Zaevit  nuk kanë kurrfarë lidhje me realitetin. I pyetur nëse mund të pritet dialog politik dhe me nismë të tij, kryeministri la hapësirë për marrëveshje vetëm për çështjet që nuk përfshijnë dorëheqjen e qeverisë.

“Ne çdo herë jemi të gatshëm për dialog politik, me baza parimore për diçka që është parimore që të bisedohet. Nuk mund të bisedohet, për shembull kush e ka besimin e qytetarëve sepse këtë e thonë vetë qytetarët. Por mund të bisedohet për shumë çështje tjera që mund të zgjidhen, të tejkalohen etj”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Reagimet e Gruevskit vijnë vetëm dy ditë pasi lideri i LSDM-së Zaev publikoi një varg regjistrimesh ku drejtpërdrejtë akuzoi pushtetin për kërcënime, presione, madje edhe falsifikim të vullnetit të votuesve në zgjedhje. 

0 comments :

Post a Comment