Skip to main content

Gazetarët ironizojnë Gruevskin, ai tenton shmangien e pyetjeve

Gazetari: Kryeministër sa i ka kushtuar qytetarëve projekti “Shkupi 2014”.

Gruevski: “Këtë e publikuam në konferencën për media, para një viti e gjysmë dhe ajo është shifra”. 

Gazetari: Ju nuk e mbani mend numrin?

Gazetari: Si e komentoni debatin e djeshëm te Zaevit në televizionin “Telma” ku flet për raportin me Verushevskin?

Gruevski: “Zaev nuk duhet të komentohet shumë pasi, ai komenton dhe përgënjeshtron vetveten. Para një muaji, njerëzit e tij thoshin se Zaevi dhe Verushevski nuk njiheshin mes tyre, patën thirrur edhe konferenca speciale për media lidhur me këtë. Me vonë dolën me prononcimin se njihen sipërfaqësisht, kurse në fund doli se njihen shumë mirë. Pastaj doli edhe një letër për të cilën heshtej, autenticitetin e së cilës më vonë e vërtetoi Zaevi se ai ia ka shkruar atij, me të cilin gjoja nuk njiheshin më parë. Pastaj dolën edhe ato mesazhet SMS të shifruara të cilat dje tha se janë të vërteta. Pohonte se nuk njihen por i ka blerë kompjuter dhe bëhej gati t’i blinte edhe veture për shkak se ka bërë diçka kundër qeverisë. Ka pasur shumë persona që janë munduar të bëjnë diçka kundër Qeverisë por s’kam dëgjuar se Zaevi u ka blerë vetura. Disa herë ai nuk e ka treguar të vërtetën. Tani e tha të vërtetën por kur njeriu thotë disa herë kështu, disa herë ashtu, nuk mund t’i besoni”. 

Gazetari: Kush iu paraqit dje ministrit Stavrevski që të mbajë konferencë për shtyp? Ju apo zoti Mijallkovi?

Gruevski: Askush. Të paktën jo unë, por e di se as zoti Mijallkov, pasi dje u takuam.

Gazetari: Çfarë do të ndërmerrni nëse vërtetohet autenticiteti i bisedave?

Gruevski: Nuk do të përgjigjem në pyetje të tilla hipotetike.

Gazetari: Ju nuk besoni në autenticitetin e tyre?

Gruevski: Duhet të presim që procesi gjyqësor ta dëshmojë autenticitetin.

Gazetari: Nuk i njihni zërat e tyre në incizime?

Gruevski: Autenticiteti dhe përmbajtja e bisedave, si dhe zëri janë gjëra plotësisht të ndryshme.

Gazetari: Pas gjithë këtyre që dëgjoi publiku, si shikoni njëri-tjetrin në sy. Ju pamë të gjithëve të renditur se bashku!

Gruevski: “Ne jemi prej shumë kohësh bashkëpunëtorë. Shumë gjëra kemi zgjidhur së bashku, me debate, dialog me mendime të përbashkëta apo të ndryshme; kompromise dhe gjetje zgjidhjesh me anë të bisedave të shumta. Nuk kemi kësi problemi të shikimit në sy dhe bashkëpunimit siç mendoni ju. Së bashku kemi realizuar shumë projekte, kemi bërë dhe ndërtojmë rrugë, autostrada, muze, spitale, teatro, fabrika”.

Gazetari: A është kjo çokollata që e blejmë?

Gruevski: “Kemi mundësuar rritje të pensioneve, rrogave në sektorin publik, kemi bërë shumë vepra të mira për të cilat mund të jemi krenar”.

Gazetari: Çfarë bëhet më çokollatën dhe bukën? A është kjo çokollata?

Gruevski: Pikërisht për këtë fola. Investuam në të gjitha sferat.

Gazetari: Në konferencën e djeshme, Stavrevski tha se e kanë nxjerrë nga konteksti në ato regjistrime që lë hapësirë të mendohet se bisedat mund të jenë autentike. Ai tha se bisedat janë selektive.

Gruevski: Unë nuk do ta komentoja deklaratën e tij. Ndoshta ai mund të japë sqarime shtesë në ndonjë rast tjetër.

Gazetari: Ai ka thënë se në ndonjë rast, i ka ardhur për t’ju goditur më telefon në kokë.

Gruevski: Nuk do ta komentoja.

Gazetari: Nuk jeni të ofenduar apo tani më, i keni dëgjuar ato biseda?

Gruevski: Nuk do të komentoja biseda të pakonfirmuara.

Gazetari: A i keni dëgjuar ato incizime?

Gazetari: Kryeministër a mund të deklaroni se pas hapjes së rastit “Puç” po thoni gjithnjë të vërtetën? Akuzoni Zaevin se nuk e thotë të vërtetën, por ju a mund të pohoni se e thoni të vërtetën?

Gruevski: Po, absolutisht them të vërtetën.

Gazetari: Zoti, Janakievski a do të jepni deklaratë?

Janakievski: Jo, dhashë pak më parë në Liqenin e Smillkovës. Ferikan Iljazi/ alsat-m












Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves