Skip to main content

Formohet Plenumi i gazetarëve: Nuk pajtohem me ata kolegë që nuk respektojnë parimet gazetareske

Edhe gazetarët kanë formuar tashmë plenumin e tyre. Në njoftimin e firmosur nga dhjetëra gazetarë eminent në vend, thuhet se keqpërdorimi i mediave sidomos gjatë kësaj krize politike, fshehja e fakteve nga opinioni publik dhe mos-informimi i drejtë i ka detyruar që të formojnë këtë plenum.
“Të ballafaquar me situatën e ndërlikuar në vend, ku informimi i opinionit luan rol të madh, ndjejmë nevojën që të mos rijmë anash nga ndodhitë dhe ta theksojmë përgjegjësinë në kryerjen e profesionit gazetaresk. Aktualisht, me ndërhyrjen në profesion dhe keqpërdorimin e parimeve gazetareske po ndodh “krim në terminet qendrore”. Opinioni aspak nuk është i informuar për ndodhi të rëndësishme nga jeta politike dhe shoqërore, dezinformohet dhe manipulohet”, thonë nga Plenumi i Gazetarëve
Plenumi i gazetarëve i është bashkëngjitur protestës së mbrëmshme përpara RTVM-së, për tu distancuar nga, siç thonë ata, shkelja e parimeve gazetareske nga kolegët gazetarë dhe redaktorë që punojnë në televizionin shtetëror. 
“Ne të gjithë e dimë se kolegët tanë këtu lartë në këtë ndërtesë i dinë parimet e punës profesionale, sepse ne kemi qenë redaktorët e tyre. Ua kemi përcjellë atë që e punojmë ne. Nuk do të hyjmë në atë se për çfarë arsye ata i tradhtojnë këto parime, thjesht mobilizohemi që të themi qëndrimin tonë se distancohemi dhe nuk pajtohemi me ato kolegë që nuk i respektojnë parimet gazetareske, por thjesht kanë hyrë në rrotën e makinerisë propagandistike”, deklaroi Ida Protugjer, gazetare.
“Goran Petrevski e di shumë mirë se porositë i bën Martin Protugjeri. Ai është përmbarues i Martin Protugjerit dhe Nikolla Gruevskit. Kur tashmë e kanë shitur profesionin, kolegia tha nuk i di arsyet, unë mendoj se i di arsyet, ato janë materiale dhe asgjë tjetër. Unë ju them, nuk ka amnisti për ta në profesion pas kësaj”, tha Aco Kabranov, gazetar.
Lideri i Dinjetetit Stojançe Angellov vazhdon që për çdo ditë, në prag të ditarit qendror të lajmeve në TVM, të protestojë para ndërtesës së televizionit, duke kërkuar publikimin e bombave të LSDM-së. Angellov tentoi edhe hyrjen në ndërtesën e RTVM-së të shtunën e kaluar, kur gratë pjesëmarrëse në protestë tentuan ti tejkalojnë barrikadat duke përqafuar policët. Kryetari i Dinjitetit paralajmëroi protestë tjetër masive të shtunën e ardhshme dhe tjetër tentim pa dhunë për të hyrë në MRTV. /AlsatM

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves