Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:15 në lagjen “Gjorçe Petrov”.
Policia ka informuar se, 33 vjeçari S.A i cili ka qenë duke drejtuar makinën e tij, për një moment për shkak të defektit në makinë ka dalë nga makinë, për ta kontrolluar atë, por atij në ato momente i ka ndodhur diçka e tmerrshme.
Tre persona të maskuar të shoqëruar me N.SH. nga fshati i Gërçecit, janë afruar me makinë e tyre “BMW” dhe kanë nxjerrë armën e zjarrit. S.A. në momentin që ka vërejtur armën e zjarrit ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa personat kanë shtënë në drejtim të tij, por ai nuk është qëlluar.
Policia është duke punuar në zbardhjen e rastit.
Comments
Post a Comment