Translate

Saturday, March 7, 2015

Dita e mësuesit festohet kudo në trevat shqiptare

Në të gjitha trojet shqiptare sot shënohet 7 Marsi, Dita e mësuesit. 128 vjet më parë, më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës shqipe me mësues dhe drejtor të parë të saj Pandeli Sotiri. Kjo datë, si një nga ngjarjet me rëndësi kulturore e historike, është shënuar me aktivitete të shumta nga institucionet e shkollat, duke kujtuar dhe nderuar gjithë ata veteranët të arsimit që kontribuuan për arsimin shqip. Me rastin e kësaj feste, ministri i arsimit Abdilaqim Ademi ka vizituar disa shkolla në rajonin e Tetovës për të parë nga afër realizimin e projekteve. 

Këtë ditë e ka shënuar edhe Lëvizja Besa e cila në mënyrë ironike e ka nderuar ministrin e arsimit Abdilaqim Ademi për sukseset e deritanishme, duke filluar nga kushtet në shumë shkolla shqipe, tekstet shkollore, enciklopedia etj. 

“Me rastin e fetës së arsimit shqip, drejtoria e shkollës fillore “Ismail Qemali” e lumtur që ministri i arsimit e mbajti premtimin dhe kësaj shkolle ia ndërroi emrin, ia ndan këtë falënderim ministrit të arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademit”, u shprehën nga Lëvizja “Besa”.
 
Gjendja reale në arsimin shqip është jo për t’u mburrur. ALSAT ka raportuar shpeshherë problemet me tekstet, me emrat e shkollave në Çair, me infrastrukturën dhe mjetet mësimore të shkollave, etj./alsat-m

0 comments :

Post a Comment