Skip to main content

‘Bomba e XIII’, Zaevi kërkon dorëheqjen e Gruevskit

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev theksoi se kryeministri Nikolla Gruevski me ose pa vetëdije, po dërgon sinjale destabilizimi përmes paraqitjeve të tij kërcënuese nëpër Maqedoni. Megjithatë, sipas Zaevit, Gruevskit tashmë nuk e ka fuqinë që të krijojë kriza të mëdha sepse, siç thotë ai, jo gjithçka varet tashmë nga vullneti i Gruevskit. Nuk do të mund të keqpërdoren as marrëdhëniet ndëretnike, sepse sipas opozitës, bashkësitë kombëtare tani janë më të bashkuara se kurrë, kundër këtij regjimi.

“Gruevski, me këto kërcënime që imponon, aktualisht për të shpëtuar lëkurën e vet, dërgon mesazhin për destabilizim. I vetëdijshëm ose jo, opinioni le të komentojë. Ne luftojmë me fjalë dhe me këto dëshmi, ai lufton me të gjitha instrumentet dhe institucionet që ka në dispozicion dhe kërcënon familje që nuk janë pjesë e kryesisë së LSDM-së, dërgon kërcënime të drejtpërdrejta. Edhe sikur të dojë Gruevski, qoftë edhe nënvetëdijshëm të destabilizojë situatën, si asnjëherë më parë bashkësitë etnike janë të bashkuara në të vetmin qëllim: kthimin e lirisë dhe demokracisë. Së dyti, asnjë nuk varët tashmë vetëm nga ai”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaevi i bëri thirrje Gruevskit që të heq dorë nga torturimi i mëtejshëm i bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë qytetarëve të vendit. Ai kërkoi dorëheqjen e Qeverisë aktuale dhe largimin e Gruevskit nga politika. 

“Mbaroi, Nikolla Gruevski! Mos e torturo më tepër Maqedoninë. Jep dorëheqjen dhe lejoji bashkëpunëtorët të bëjnë të njëjtën gjë. Vijojnë dëshmi të reja për shumë çështje të paligjshme dhe kriminale. Nuk ka fund për lojërat e pandershme dhe të pista. Bisedat e deritanishme telefonike dhe ato që pasojnë në periudhën e ardhshme, janë arsye e forte jo vetëm për dorëheqje por edhe për largimin e Gruevskit dhe rrethit të ngushtë të tij nga skena politike. Janë shkruar faqet më të shëmtuara të historisë së Maqedonisë. Nuk do të lejojmë të shkruhen faqe të reja të shëmtuara”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

I pyetur për rastet që priten me interes të veçantë nga qytetarët shqiptarë, Zaevi theksoi se e vërteta për çështje të caktuara mund të mos përputhet me pritjet e opinionit. Sidoqoftë, ai u zotua se do të publikojë gjithçka që posedon.

“Për disa nga çështjet që do të publikojmë, grupe të caktuara qytetare dhe politike kanë pritje të ndryshme nga ajo çfarë qëndron në të vërtetë. Por ne do ta publikojmë të vërtetën, në mënyrë autentike, me biseda nga fillimi deri në fund për çfarëdo qoftë, pavarësisht, nëse bëhet fjalë për çështje që prekin politikanë shqiptarë apo maqedonas”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaevi u bëri thirrje edhe partive shqiptare që t’i bashkëngjiten projektit për zbardhjen e së vërtetës për Maqedoninë. Ai tha se është e rëndësishme që të gjitha forcat demokratike t’i bashkëngjiten tani procesit, pasi kur të bëhet e qartë rënia e Gruevskit, do të ketë shumë komandantë të paslufte. Benjamin Arifi/alsat-m

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves