Skip to main content

Bejli: Sfidat me të cilat përballeni kërkojnë gjyqësi transparente dhe të pavarur

Sfidat me të cilat përballet Maqedonia tregojnë faktin se është shumë me rëndësi të keni sistem gjyqësor të paanshëm, transparent dhe të pavarur. Kjo është diçka që e dëshirojnë qytetarët tuaj, si dhe qytetarët e çdo vendi, deklaroi sot në Shkup, ambasadori amerikan Xhes Bejli.
"Çështja për besimin e shoqërisë së Maqedonisë në jurisprudencë është çështje për qytetarët e Maqedonisë. Këtu jemi që t'i ndihmojmë ta nxisim këtë besim. Nuk do të gjykoj nëse sistemi është i gatshëm të gjykojë për këtë ose për ndonjë rast tjetër. Sfidat me të cilat përballet Maqedonia tregojnë në faktin se është shumë me rëndësi të kenë  sistem gjyqësor të paanshëm, transparent dhe të pavarur. Kjo është diçka që e dëshirojnë qytetarët tuaj, si dhe qytetarët e çdo vendi, tha Bejli i pyetur nëse gjyqësia e Maqedonisë ka kapacitet të zgjidhë raste si "Puç".
Ai, në deklatratën pas fjalimit para pjesëmarrësve në trajnimin për zbatimin e Ligjit të ri për caktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit, potencoi se komponenti kyçe i çdo sistemi juridik është besimi që e gëzojnë tek qytetarët. Sipas rezultateve nga anketa e shtatorit të vitit të kaluar, shtohet se besimi i qytetarëve në gjyqësinë e Maqedonisë është i ulët, duke pasur parasysh dy të tretat e tyre kanë deklaruar se nuk kanë besim në gjyqësi.
"Seminari i sotëm ka të bëjë pikërisht me njërin nga elementet, që janë të rëndësishme për ndërtimin e besimit në gjyqësi përmes sigurimit të drejtimeve për shqiptimin e dënimit. Këto do të mundësojnë që të sigurohet se për vepra të ngjashme kriminale të bëra nën fakte dhe rrethana të ngjashme kriminale do të shqiptohen dënime të ngjashme. Kjo deri më tani nuk ka qenë rast në Maqedoni, ndërsa në shkallë të caktuar as në SHBA. Por ne kemi zhvilluar sistem të drejtimeve për shqiptim të dënimeve, të cilat për gjykatësit sigurojnë kornizë gjatë shqiptimit të tyre në raste individuale me kombinim të disa faktorëve. Mmegjithatë, përfitimi më i rëndësishëm nga këto drejtime-udhëzuese është rritja e transparencës, drejtësisë dhe parashikueshmërisë që e gjitha çon drejt rritjes së besimit së qytetarëve në jurisprudencën e tyre. Për  këtë shkak ky është hap shumë i rëndësishëm edhe pse ndoshta në pikëpamje të parë duket si çështje teknike, nuk është aspak e tillë. Kjo është shumë e rëndësishme që të sigurohet elementi kryesor, i cili është i nevojshëm në çdo demokraci", porositi ambasadori Bejli. 
Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari në fjalimin e tij theksoi se Qeveria dhe Ministria i kushtojnë vëmendje të madhe procesit gjithëpërfshirës të reformave të sistemit të drejtësisë penale, qëllimi i të cilit është modernizimi i gjyqësisë penale dhe përputhshmëria tij me gjyqësinë evropiane. Në këtë kontekst tha është edhe sjellja e Ligjit të ri për përcaktimin e llojit dhe matjes së lartësisë së dënimit, në të cilin i kanë paraprirë shumë analiza të cilat treguan se politika ndëshkuese e gjykatave në shqiptimin e dënimeve është e pabarabartë dhe karakterizohet me shqiptimin e dënimeve më të lehta, më së shpeshti nën minimumin e caktuar nga Ligji ndëshkues.
"Analiza tregon se gjykatësit vetëm i numërojnë rrethanat, pa grumbulluar gjatë kësaj çfarëdo lloj dëshmish se ato rrethana janë me të vërtetë të sakta. Gjithashtu, problem paraqet edhe individualiteti i dënimit. Praktika tregon se ekzistojnë raste ku u dënohet shumicës së të akuzuarve me moshë të ndryshme, arsimim, gjendje familjare ose veçanërisht të cilët kanë pjesëmarrje të ndryshme në veprën penale dhe në fund të gjithë marrin dënime të njëjta", tha ministri Jashari.
Në trajnim mbajti fjalim edhe u.d. kryetarja e Gjykatës së Apelit Shkup, Liljana Ivanovska Shopova, e cila theksoi se me trajnimin e sotëm nëpër shembuj praktikë, diskutime dhe këmbim të përvojave me ekspertët e lartë të pranishëm, mes të cilëve edhe dy gjykatës nga SHBA-ja, do të mundësohen përgjigje të të gjitha pyetjeve aktuale dhe dilemave për implementim të suksesshëm të Ligjit të ri për caktimin e llojit dhe matjes së lartësisë së dënimit.
Trajnimi, i cili është në organizim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë "Pavle Shatev", do ta zbatojnë gjykatësit vendorë, si dhe gjykatësi dhe kryetari i Gjykatës federale në distriktin jugor të Teksasit dhe anëtari i Komisionit për dënime të SHBA-së Rikardo Hinohosa dhe gjykatësi dhe zëvendës drejtori i Zyrës për edukim dhe politikë ndëshkuese pranë komisionit për dënime të SHBA-së, Alen Dorhofer.
Trajnimi zbatohet në bashkëpunim edhe me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë dhe byronë për luftë ndërkombëtare kundër lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjeve (INL) pranë Ambasadës amerikane në Shkup./koha

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves