Translate

Saturday, February 7, 2015

"Zoran Zaev do të arrestohet të hënën”

Pas publikmit të bombave, të hënën mund të arrestohet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Një mundësi të tillë e ka paralajmëruar ish deputeti dhe funksionari i lartë i LSDM-së, Esat Rahiq, në një debat në televizionin "24 Vesti". Rahiq megjithatë e ka inkurajuar kryetarin e LSDMsë që sa më shpejtë të publikojë bombat, por duke vlerësuar se një gjë e tillë më së miri do të ishte nëse bëhet në Kuvend nga ana e deputetëve.
"Nëse mund ta arrestojnë Zaevin, nuk mund t'i arrestojnë 30 deputetë", ka thënë Rahiq. Ish deputeti Ismet Ramadani, ka analizuar situatën pas publikimit të bombave.
"Nëse të ashtuquajturat bomba dëshmojnë se funksionarë të kësaj qeverie janë të kompromituar, atëherë është pikëpyetje e madhe se sa një qeveri e tillë mund të organizojë zgjedhje të rregullta", ka thënë Ramadani. A ka vlerësuar se për shkak të seriozitetit të situatës nevojitet monitorim më intenziv ndërkombëtar i procesit gjyqësor që për rastin "Puc", por edhe në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme eventuale, transmeton "Lajm".

Deputeti i koalicionit qeveritar Pavle Trajanov ka kundërshtuar Ramadanin, duke vlerësuar se "besoj që ne si komb, si qytetarë kemi kapacitet të organizojmë zgjedhje të mirëfillta"./lajm/

0 comments :

Post a Comment