Skip to main content

Zaev në ‘Rruga drejt...’, do publikojmë gjithçka që kemi

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev është sonte ekskluzivisht në ALSAT, në kuadër të emisionit “Rruga Drejt”. Zaev flet për gjithçka posedon, e që kanë të bëjë “bombat e përgjimeve” që ka nisur të shpalos tashmë. “Edhe pse është e dhimbshme, nga bisedat e përgjuara, tani e kuptoj më së miri përse Ahmeti sillet në këtë mënyrë me partnerin e koalicionit. E kuptoj edhe Menduh Thaçin!”, - ka deklaruar Zaev. Kreu i opozitës flet edhe për rastin “Monstra”, madje madje, hap edhe një kapitull të ri, “A ka pasur vrasje me urdhër, ndaj personave të caktuar në Maqedoni”. Në emisionin e sotëm do të flitet gjerë e gjatë, dhe Zaev theksoi se gjithçka që posedon si dëshmi, do të publikohet pa mëdyshje, brenda 30 apo 45 ditëve të ardhshme. 
Në atë drejtim, nëse mundet diçka pozitive të nxirret nga deklarata e djeshme e liderit të BDI-së, Ahmeti, se edhe ai bëri thirrje, gjithçka që ka, për individë dhe institucione, kush është përfshirë në akte kriminale bëjnë thirrje të publikohen, ajo që të huton është se ata kanë ministër të Drejtësisë, e nga ana tjetër nuk i besojnë edhe vetë gjyqësorit ndërsa janë pjesë e këtij pushteti dhe e ftojnë Bashkësinë Ndërkombëtare të ndërmarrë hapa konkretë dhe të monitorojë tërë këtë proces.
“E shkretë barrë që e mbaj në vetvete. Tani, këta muaj i hapën të gjitha dyert dhe dritaret. Dini gjithçka, edhe gjëra që nuk i keni dashur t’i dini asnjëherë. E kuptoj edhe Ali Ahmetin pse reagon kështu, e di edhe Menduh Thaçin pse sillet kështu, di gjithçka! E di edhe se ministri i Drejtësisë, sa ka ndikim në këtë përputhje të shtetit nga partia, sepse merr telefonata çdo orë, dhe e di sa është ajo fuqi.. Por njëkohësisht nuk mund ta shpjegoj pse është i pamjaftueshëm reagimi në këtë pjesë. Sepse jo vetëm kjo që them tani, se ministri i Drejtësisë nuk është pjesa përfundimtare e gjyqësisë, këtë e dinë të gjithë, mbi të ka edhe qeveri...”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Po, por u bë derisa ishte ministri i VMRO-së...
“Mihajllo Manevski, po ajo u kalua ashtu sepse Gruevski e kaloi ashtu. Tani kur nuk është Mihajllo Manevski, dihet se është mekanizëm kontrollues, që ka kaluar në duar të tjera, por në përgjithësi ajo që tani është me rëndësi, erdhi momenti! Nuk ka më kalkulime, pra erdhi momenti dhe e bën hapin e vërtetë, ose mbetesh si një kalkulues; të të mbajë mend shoqëria dhe historia në këtë kohë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë”,deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së./ Alsat-M/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves