Skip to main content

Zaev: Gjithçka që posedojmë për ‘Monstrën’, do ta ndajmë me opinionin

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin e mbrëmshëm “Rruga drejt...” paralajmëroi se posedon materiale që dëshmojnë, sipas tij, dëmet e qëllimeve të sëmura të pushtetit. I pyetur nëse në mesin e materialeve ka dëshmi për urdhërimin e vrasjeve nga funksionarë të lartë qeveritarë, Zaev nuk u përgjigj konkretisht, por konfirmoi se qëllimi i keq ka shkuar tepër larg. 

“Çdo lloj dëshmie që kemi do ta publikojmë dhe gjithçka do të shkojë hap pas hapi, ashtu siç ka ndodhur dhe është paramenduar ta realizojmë. Por më duhet të pohoj se qëllimi i keq ka shkuar deri në pafundësi dhe mos ta them, deri në sëmundje. Por gjithçka që kemi, gjithçka do të publikojmë”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Lideri i LSDM-së tha gjithashtu se një numër i madh njerëzish të pafajshëm dergjen nëpër burgje për shkak të hakmarrjeve politike dhe vetëpëlqimit të disa pushtetarëve.

“Ka shumë të burgosur politik, ka shumë njerëz të cilët janë në burg për shkak të vetëpëlqim dhe narcisizmit të pushtetarëve. Qytetarët mund ta kuptojnë siç duan, kjo sigurisht ka dimensione të ndryshme. Ka shumë njerëz të cilët për shkak të kapriceve personale të individëve gjithashtu janë brenda. Kjo është e për të ardhur keq”, deklaroi  Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev nuk precizoi nëse në mesin e personave të pafajshëm që ndodhen burgjeve janë edhe të arrestuarit për rastin Monstra, por premtoi se gjithçka që posedon lidhur me këtë proces do ta ndajë me opinionin.

“Pra nëse ka çfarëdo lloj materiali, po qoftë të jep edhe një drejtim, për zbardhjen e rastit, besoni se do të zbardhet. Nuk e premtoj vetëm para opinionit tonë, si qytetar i Maqedonisë, para së gjithash edhe para familjes së fëmijëve të vrarë, para familjeve të burgosurve, sepse të gjithë presin një lloj drejtësie, dhe kjo nuk është vetëm obligim ligjor dhe kushtetues, por edhe shpirtëror. Është obligim moral dhe etik. Patjetër të ndodhë. Gjithçka që ka të bëjë me këtë lloj akti kriminal apo çfarëdo lloj të akteve kriminale, dhe veprimtarie të paligjshme, ju premtoj publikisht se do ti publikoj deri në fund. Për këtë do të ketë edhe procese, jam i bindur”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Duke komentuar qëndrimet e partive shqiptare lidhur me përgjimet dhe procesin e filluar nga LSDM-ja, Zaev theksoi se i kupton Ahmetin dhe Thaçin pse janë të përmbajtur. Ai tha se është i hapur për bashkëpunim me cilindo subjekt politik që merr guximin të kundërshtojë politikat e Gruevskit. Ai madje u shpreh i bindur se në zgjedhjet  e ardhshme, pavarësisht se kur mbahen ato, kryeministri Gruevski nuk do të jetë më politikan dhe karriera e tij do të merr fund me publikimin e plotë të dëshmive. Benjamin Arifi

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves