Translate

Monday, February 16, 2015

Turqia mbyll ambasadën në Jemen

Pas vendimit të mbylljes së ambasadave të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Arabisë Saudite, edhe Turqia për arsye sigurie pezullon aktivitetet e ambasadës në Jemen.

ANKARA (AA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka njoftuar se ky vend ka mbyllur ambasadën në kryeqytetin e Jemenit, në Sana, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ambasada e Turqisë ka pezulluar aktivitetet pasi që janë "siguruar masat e nevojshme të sigurisë së shtetasve turq në Jemen", është njoftuar sot. 
Javën e kaluar ambasadat në kryeqytetin Sana kanë mbyllur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca,  Italia, Gjermania dhe Arabia Saudite. 
Kriza politike në Jemen, pasiguria, protestat masive dhe përleshjet ndërmjet palëve ndërluftuese në mbarë vendin kanë shkaktuar pasiguri serioze, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Turqisë.
"Ambasada e Turqisë do të fillojë aktivitetin kur të vendoset siguria, rendi publik, dialogu, pajtimi nga ana e autoriteteve legjitime në Jemen", shtohet më tej në komunikatë. 
Turqia kishte paralajmëruar të shtunën shtetasit e saj të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë në Jemen duke u bërë thirrje të gjithë atyre që ndodhen në vend të largohen sa më shpejtë./anadoluagency/

0 comments :

Post a Comment