Translate

Saturday, February 7, 2015

Turqi, shefi i shërbimeve inteligjente jep dorëheqjen, kandidat për deputet

ANKARA (AA) - Shefi i Organizatës Kombëtare së Inteligjencës (MIT) të Turqisë, Hakan Fidan, jep dorëheqjen për të kandiduar si deputet përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 7 qershor 2015, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet e Kryeministrisë mësohet se Fidan ka paraqitur kërkesën për dorëheqjen e tij ndaj Këshillit të Ministrave, për të paraqitur kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Gjithashtu ai duhet të largohet nga detyra e tij deri më 10 shkurt. Gjithashtu bëhet e ditur se Kryeministri Ahmet Davutoglu e ka pranuar kërkesën e tij të dorëheqjes.
Fidan ushtronte detyrën e tij si shef i shërbimeve inteligjente që nga 25 maji 2010. Sipas kalendarit të paraqitur nga Bordi i Lartë Zgjedhor (YSK) zyrtarët publikë të cilët do të paraqesin kandidaturat e tyre duhet të largohen nga detyrat që kanë deri në datën 10 shkurt 2015.

0 comments :

Post a Comment