Skip to main content

Thaçi takoi Nishanin e Metën: Shqipëria, faktor i rëndësishëm për stabilitetin rajonal

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi sot realizoi vizitë zyrtare në Tiranë, me ç’rast takoi Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, si dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Gjatë takimit me Nishanin është biseduar për çështjet aktuale politike në Maqedoni dhe Shqipëri, si dhe për proceset integruese rajonale. Thaçi në takim shprehu shqetësimet e Partisë Demokratike Shqiptare për bllokimin e procesit integrues të Maqedonisë dhe të realizimit e të drejtave kolektive të shqiptarëve, pa të cilat nuk garantohet mbijetesa e Maqedonisë. Thaçi gjithashtu vlerësoi marrëdhëniet me Shqipërinë si shumë të vlefshme për shqiptarët e Maqedonisë dhe theksoi se Shqipëria përbën një faktor të rëndësishëm për stabilitetin rajonal e më gjerë. Në këtë takim, Presidenti Nishani përgëzoi Partinë Demokratike Shqiptare dhe Kryetarin Thaçi për kontributin në zhvillimin e demokracisë dhe të proceseve integruese të Maqedonisë, si dhe për realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon.
Gjatë vizitës së sotme në Tiranë, Menduh Thaçi realizoi takim edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Në takim është biseduar për çështje aktuale politike, për rëndësinë e integrimeve euro-atlantike të vendit dhe rajonit, për shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe tema të tjera politike.
“Sot pata takim me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, me z.Menduh Thaçi dhe shkëmbyem mendime rreth zhvillimeve në Maqedoni, në Shqipëri dhe në rajon. Natyrisht që do të shfrytëzoj nga rasti që të uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës festën e pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, pasi sot është një ditë e çmuar. Së dyti dua të shpreh vlerësimin tim për angazhimet e z.Thaçi dhe të partisë së tij dhe të gjithë faktorit shqiptar, për të shtyrë Maqedoninë drejt proceseve integruese dhe drejt zgjidhjes së çështjes së emrit, si dhe të ecet më shpejtë drejt realizimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, po edhe njëkohësisht të përmirësimit të situatës ekonomiko-sociale të shqiptarëve, në mënyrë të veçantë të gjithë qytetarëve në Maqedoninë perëndimore. Besoj se këto takime janë gjithmonë të dobishme për të ndjekur në mënyrë hap pas hapi, por njëkohësisht edhe tregojnë se marrëdhëniet midis Kuvendit të Shqipërisë dhe faktorit të rëndësishëm parlamentar në rajon dhe konkretisht në Maqedoni janë gjithnjë dinamike”, deklaroi Ilir Meta.
“Jo vetëm kënaqësi, por është edhe obligim, unë mendoj se është mirë që krijohet një praktikë normale të komunikimit të shqiptarëve jashtë Shqipërisë me drejtuesit e institucioneve në Shqipëri. Me z.Ilir Meta biseduam për shumë çështje. Për ne shqiptarët e Maqedonisë është tejet e rëndësishme që në rend të parë të jemi mirë të informuar për situatat rajonale dhe ndërkombëtare, që të mos bëhet ndonjë gabim nga mungesa e informacioneve. E informova z.Meta për shqetësimin tonë kryesorë që kemi si shqiptarë, për bllokimin e procesit integrues drejt UE dhe NATO-s, që na shqetëson tepër shumë dhe nga ana tjetër na e komplikon çështjen e të drejtave tona, qofshin politike apo ekonomike. Bashkërisht ramë dakord që të vazhdojmë me këto komunikime dhe bashkërisht të mirë informohemi dhe të vazhdojmë të veprojmë drejt rrugës tonë të përbashkët, të perëndimit, integrimeve dhe kështu me radhë”, deklaroi Menduh Thaçi./aktuale.mk/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves