Sot në Shkup u bë varrimi pasi që ndërroi jetë ish deputeti i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), Eshref Aliu. Ai ishte deputet në përbërjen e parë pluraliste të Kuvendit të Maqedonisë, një nga përbërjet parlamentare që treguan nivel më të lartë të deputetëve shqiptarë. Paraprakisht Aliu ka qenë gazetar në gazetën “Flaka”.
Ceremonia e varrimit të tij u bë sot më 07 shkurt në namazin e drekës në xhaminë e re në Çair, ndërsa varrimi ishte në varrezat e qytetit – Butel.
Comments
Post a Comment