Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe të Serbisë sot në Shkup do të mbajnë seancë të përbashkët në të cilën do të kryesojnë kryeministrat e dy vendeve Nikolla Gruevski dhe Aleksandar Vuçiq.
Në seancën e përbashkët duhet të shqyrtohen shumë çështje nga interesi bilateral, ndërsa është paraparë nënshkrim edhe i disa marrëveshjeve ndërqeveritare. Pritet që të bëhet fjalë edhe për integrimin evropian të dy vendeve, për bashkëpunimin rajonal për përparimin e marrëdhënieve ekonomike, për rritjen e këmbimit tregtar, si dhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore.
Përveç seancës së përbashkët plenale, është paraparë që kryeministrat Gruevski dhe Vuçiq të kenë edhe tet-a-tet takim, si dhe deklaratë të përbashkët për mediat.
Kryeministri serb Vuçiq do të takohet edhe me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoksi.
Kjo është seanca e dytë e përbashkët e mbajtur nga 3 qershori i vitit 2013 në Beograd.
Përveç me Serbinë, Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka mbajtur seancë të përbashkët edhe me Qeverinë e Bullgarisë, më 28 korrik të vitit 2013 në Qystendill, ndërsa iniciativa për mbajtjen e seancave ndërqeveritare ka edhe me Shqipërinë dhe me Kosovën.

Comments
Post a Comment