Translate

Friday, February 6, 2015

Reisul Ulema, h. Sulejman ef. Rexhepi takon themeluesin dhe përfaqësuesin e DSHM-së për Maqedoni, z. Musa Lamallari (Tim Shkupi)

Kreu i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, duhet të anagazhohet edhe për statutin e ish-ushtarëve të UÇK-së në Maqedoni
Sot, në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi, priti në takim themeluesin dhe përfaqesuein e DSHM-së për Maqedoni, z. Musa Lamallari (Tim Shkupi). Ky takim vjen pas shumë takimeve tjera që BFI-ja ka me DSHM-në, shoqatat dhe qendrat tjera shqiptare në Perëndim. Ky bashkëpunim vjen edhe si rezultat i asaj që themeluesi i DSHM-së për Evropë, z. Musa Lamallari (Tim Shkupi), prej vitit 1992 është imam i emëruar me dekret nga BFI-ja dhe i angazhuar jashtë oligarkisë së saj për sfidat e reja të kohës.                                                         Themeluesi i DSHM-së, z. Musa Lamallari, pasi njoftoi Reisul Uleman e BFI-së për aktivitetet e DSHM-së, për qendrimet e saj rreth situatës politike në Maqedoni, për përkrahjen e parezervë të punës dhe përfaqësimit të drejtë të BFI-së, të udhëhequr nga Reisul Ulema, z. Sulejman ef. Rexhepin, si brenda në Maqedoni, ashtu edhe jashtë saj. Ndër të tjera, jo vetëm që përcolli mesazhin e përfaqësuesve tjerë të DSHM-së në përkrahje të idesë dhe projektit të fundit te BFI-së për rehabilitimin e personave që kanë luftuar në Siri dhe Irak dhe "Prandalimin e radikalizimit dhe përfshirjes në terrorizëm të qytetarëve të Maqedonisë", ndalimit të paraqitjeve antisemitiste nga disa qarqe në Maqedoni, kur dihet lidhja tepër miqësore e shqiptarëve ndër shekuj me popullin hebrejë, si dhe luftën e pakompromis me paraqitjet islamofobe nga kuzhina të huaja për përfitime politike, themeluesi i DSHM-se, z. Musa Lamallari kërkoi nga Reisul Ulema, z. Sulejman ef. Rexhepi, që institucionet e BFI-së, si një organizim shpirtëror, mbi partiak, të qyetarëve me përkatësi islame në Maqedoni, të jenë të gatshëm të ballafaqohen me të gjitha anomalitë tjera, por edhe me mashtrimet në shoqëri, të mos lejojmë vendet e adhurimit, xhamitë dhe institucioni më i lartë në Islam “ulul emri”, si një kategori imperative e dalur nga Kurani famëlartë, të partizohen në interes të asnjë grupacioni politik, por të mbrohen me këmbëngulësi nga sulmet e honxhobonxheve të Maqedonisë, të një partie si një brinjë i vogël, me emrin e kidnapuar shqiptar “Besa”, i dalur nga brinji  i madh i teorive mashtruese të LSDM-së dhe DUI-t, me ideologji turko-arabe dhe aspak islame, siç e kemi besuar Islamin nga shkolla e profetit të Zoti, Muhamedi a.s. (shpëtimi dhe paqa qoftë mbi të).

Themeluesi DSHM-së, z. Musa Lamallari, gjithashtu kërkoi që vetë Reisul Ulemaja, si vlerë e organizimit fetaro-islam në Maqedoni, të angazhohet edhe për statusin e ish-ushtarëve të UCK-së, duke ngritur këtë çështje në çdo takim me ambasadorë të huaj dhe në konferenca ndërkombëtare, pasi dihet se statusi i “branitelave” është rregulluar me ligje prej vitit 2002, duke i avancuar këto ligje deri në ditët e sodit, kurse statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së nuk e realizoi partia e dalur nga konflikti i vitit 2001, që ishte garancë e NATO-së në Marrëveshjen e Ohrit. Ky angazhim do të parandalonte të gjitha manipulimet, kusuritjet e përfaqësuesve të dështuar të DUI-t dhe z. Musa Xhaferit për manipulime e kusuritje tjera në emër të Ali Ahmetit për të mbrojtur vasalitetin dhe lluksin e tij dhe të banditëve të tij në qeverinë e Nikolla Gruevskit.

DSHM-ja, edhe një herë, i jep përkrahje të parezervë projektit për rindërtimin e Burmali Xhamisë në vendin e vet, atje edhe ku i ka themelet e veta. DSHM-ja ka besim se vakufet do të kthehen të plota vetëm atëherë kur do t’u njihet shqiptarëve sovranitetit i plotë në Maqedoni. Në këtë betejë BFI-ja ka bërë maksimumin në kompetencat e veta, por punës së saj duhet t’i bashkangjiten të gjithë faktorët shqiptarë të vendit, në vend se të ndahen në tarafe e parti të vogla, le të punojnë sëbashku për unifikimin e qendrimeve tona kombëtare drejt realizimit të interesave shtetformuese në Maqedoni, e jo të tërheqin shqiptarët në konfliktin e bishtit të luanit mes Zaevit dhe Gruevskit.

Sa shëtiten poshtë lartë honxhobonxhet nëpër Stamboll dhe, i trumbetojnë lidhjet e tyre me beduinët e pasur arabë, por këmbëzbathur në profecitë e Muhamedit a.s., duke kërkuar paranë e tyre për parti të reja shqiptare në Maqedoni, le të vetëdijesohen e të punojnë për investime në infrastrukturë dhe zhvillim të ekonomisë në zonat e shqiptarëve dhe jo të ideoligjizojnë të rinjët tanë me rryma politike nga Lindja e Mesme. Honxhobonxhet kanë filluar me injorancën e tyre, të etur për kulltukun e turpit në sistemin unitar të Maqedonisë, të përzihen në kompetencat e BFI-së për t’i përçarë shqiptarët edhe ashtu të përçarë, duke i joshur disa hoxhollarë infantilë në lojën e tyre, që deshtën të prekin me rrëmuja në Muftininë e Shkupit dhe më gjërë. Prandaj, është koha e fundit, që sa më shpejtë të vetëdijesohen, se interesat e kombit shqiptar në Maqedoni nuk do të jenë kafshatë e lehtë që do të mund të kapërdihen për interesa të honxhobonxheve, kurse BFI-ja patjetër të luaj rolin e saj dhe të mbetet një nga avangardat kryesore në mbrojtje të interesave shqiptare në rend të PARË, pasi interesat shpirtërore Islame mbrohen vetëm duke e mbrojtur interesin e shqiptarëve në Maqedoni dhe jo anasjelltas.

marrur nga; www.dshm.org

0 comments :

Post a Comment