Situata e përmbytjeve në jug të vendit ka qenë sërish në qëndër të polemikave mazhorancë-opozitë sot në Kuvend.
Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij kilometrike në Kuvend, ka ironizuar me deputeten e PD-së, Albana Vokshi, për të cilën ka thënë se mund t’i jetë dukur ndonjërit si Pamela Anderson në filmin Bayëatch.
“Të krahashohesh me ju është si të krahasosh postën elektronike me postën me zogj. Fakti që e rrënuat shtetin duke e drejtuar me veshë, si ata muzikantë që nuk njohin notat, por i mban gjallë institkti i tallavasë. Kryetari juaj i riu shkoi në një fshat në kodër dhe në tokë të thatë, urdhëronte qeverinë të shpallte gjendjen e emergjencës. Mund t’i jeni dukur ndonjërit si Pamela Anderson në filmin Bayëatch”.- tha Rama.
Ndërkohë që deputetja demokrate e krahasoi Ramën me aktorin kominik Mr. Bean, ndërsa i kujtoi edhe vdekjen e foshnjës në Kurbin: “Më më mirë Pamlea Anderson që shpëton njerëz edhe në filmin Bayëatch sesa si Mr. Bean që të bën të qeshësh edhe me zor, meqë kryeministrit Rama i pëlqen shumë Pamela, i kujtoj se vajza e vdekur në Kurbin quhej pikërisht Pamela, dhe vdiq e sëmurë pasi jetonte në kontenier dhe qeveria nuk mori asnjë masë”,- u shpreh Vokshi/Lapsi.al
Comments
Post a Comment