Skip to main content

Rama dhe Tahiri: Kompensim për dëmet e përmbytjeve

Tiranë, 03 shkurt-Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ishin dje pranë banorëve të zonave të përmbytura në jug të vendit, si pasojë e reshjeve të rrëmbyera të shiut. 

Ata u takuan me shtabet e emergjencës rajonale dhe grupet e punës të cilët janë duke operuar në zonën e Novoselës, në rrethin e Vlorës dhe në Levan të Fierit. 
Rama vlerësoi gatishmërinë dhe parapërgatitjet për këtë situatë ndërsa garantoi se do të ketë dëmshpërblim për të gjitha dëmet e shkaktuara. Ai deklaroi gjithashtu se po diskutohet dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë.

Vizita në zonat e përmbytura

“Do të fillojmë paralelisht me fazën që ka të bëjë me identifikimin, inventarizimin e të gjitha problemeve dhe dëmeve që kanë ardhur si pasojë dhe duke e trajtuar situatën si fatkeqësie natyrore, do të adresojmë pastaj, problemet me shumë vendosmëri, në mënyrë që humbjet e mëdha sidomos të fermerëve, të kompensohen. Ky është objektivi që pason menjëherë atë të parin dhe më themelorin, për të mbrojtur çdo njeri, çdo familje dhe mundësisht për të shpëtuar të gjitha bagëtitë e rrezikuara, ndërkohë që me patjetër nuk do të lëmë pas dore, edhe dëmet e jashtëzakonshme që i janë shkaktuara fermerëve të kësaj zone”, - tha kreu i qeverisë nga Levani ku së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçin, deputetët e Fierit, drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile Shemsi Premci dhe prefektin e Fierit Xhevit Bushi inspektoi zonat e përmbytura. Kryeministri theksoi edhe një herë se prioritet ështëshpëtimi i çdo jete njerëzore. Ndërkohë që do të bëhet edhe identifikimi, inventarizimi i dëmeve si pasojë e përmbytjeve, të cilat do të kompensohen. “Sigurisht që faza kritike ka qenë e lidhur në mënyrë ngushtësisht intensive me shpëtimin e çdo njeriu dhe familjeje në rrezik dhe me gjithë ndihmën e mundshme për të shpëtuar bagëtitë. Tani, duke qenë tërësisht të përgatitur edhe për një prurje të dytë të fortë reshjesh siç parashikohet, mbase nuk do të jetë rasti, por sidoqoftë ky është parashikimi dhe ne jemi tërësisht të përgatitur për këtë”, - deklaroi ai. Me herët Rama ndaloi dhe në Novoselë ku apeloi që banorët të bashkëpunojnë dhe të evakuohen kur këto struktura ua kërkojnë.Ai vlerësoi ndërhyrjen dhe masat e marra paraprakisht për të përballuar këtë situatë. “Unë jam shumë krenar, sepse pa filluar “tërbimi” i motit, emergjencat civile bazuar në të dhënat meteorologjike, të kolauduara ndërkombëtarisht, janë përgatitur dhe të gjitha strukturat përgjegjëse të shtetit, në nivelin qendror dhe në nivelin e prefekturave kanë qenë të gjitha në këmbë dhe deri tani kanë shmangur çdo lloj dëmi në jetë njerëzit, dëm i pariparueshëm, kanë shmangur dëme të mëdha për sa i përket bagëtive dhe janë në krye të detyrës për të qëndruar deri në fund, në krah të njerëzve. Nga ana tjetër kemi shumë shtëpi të përmbytura dhe të dëmtuara. Do të bëhet një raport i hollësishëm i të gjitha dëmeve”, - deklaroi ai. Kryeministri informoi gjithashtu se kanë nisur diskutimet dhe për të marrë një ndihmë nga ndërkombëtarët. “Kemi filluar të komunikojmë edhe me partnerët ndërkombëtarë. Sot paradite kemi qenë në komunikim më Brukselin, për të vlerësuar mundësinë e një mbështetjeje në këtë aspekt”, - tha Rama. Ai shtoi se situata e krijuar është dhe një çmim i paguar ndaj asaj që i është bërë mjedisit. “Me këtë rast i paguajmë edhe një çmim kostove të krijuara në vite me ato çka i kemi bërë mjedisit, me ato çka i kemi bërë pyjeve, me ato çka i kemi bërë shtretërve të lumenjve dhe me bllokimin shumëvjeçar të shumë kanaleve. Vetëm gjatë kësaj periudhe 16 mujore, ne kemi hapur një sasi kanalesh në territoret ku fshati prodhon, të barabartë me dyfishin apo trefishin e sasisë së kanaleve të trajtuara në njëzet e kusur vite. Do t’i adresojmë këto probleme, sigurisht bazuar në planin e parashikuar të 4-vjeçarit, por patjetër, edhe duke adresuar çka ka sjellë kjo fatkeqësi natyrore për gjithë pjesën e prekur nga dalja prej shtratit e lumit Vjosa”, - tha ai ndërsa vlerësoi ministrin Edmond Panariti për punën e bërë gjatë këtyre ditëve. Gjatë inspektimeve në Vlorë Rama shoqërohej nga ministri Tahiri por edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile dhe prefektja e Vlorës, Etiona Hoxha.

Ristani në Novoselë: Situatë e papërballueshme

Dje ka shkuar pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në Novoselë të Vlorës dhe Levan të Fierit edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani. Pas vëzhgimit nga afër të situatës, Ristani ka deklaruar se situata në këto vende është mjaft e rënduar dhe se dhjetëra banorë rrezikojnë jetën dhe pronat e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, tha se bëhet fjalë për qindra shtëpi të përmbytura dhe bagëti të ngordhura. “Emergjencat kanë filluar të bëjnë punën e tyre, por ironia është se kanë filluar të mbillnin palma te një rotondo. Në disa fshatra, lumi i Vjosës ka krijuar përmbytje goxha të madhe, uji vjen gati deri në mes të makinës. Ndërtimet pa leje që tha Panariti nuk e njohin akoma këtë situatë. Do të udhëtoj drejt Vlorës sepse INUK-u nuk pyet nga fatkeqësia e Zotit dhe ka shkuar me fadromë të prishë ndërtesat”, - ka ironizuar Ristani. Ai u ka bërë më tej thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me forcat e Shtabeve të Emergjencave të cilat ndodhen në gatishmëri për t’i ndihmuar ata. Po ashtu nga zonat e përmbytura Ristani i ka kërkuar degëve lokale dhe të zgjedhurve vendorë të PD-së që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me banorët për tu informuar për gjendjen e tyre.

Mbledhja e qeverisë, Peleshi: I kemi kërkuar ndihmë BE-së

Qeveria ka zhvilluar një mbledhje urgjente rreth situatës së krijuar pas reshjeve të fundit në disa zona të vendit duke marrë një informacion të plotë mbi situatën por dhe masat e marra në këto zona. Pas mbledhjes së qeverisë, zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaroi se situata vazhdon të mbetet shumë kritike ndërkohë që i është kërkuar ndihmë edhe Bashkimit Evropian. Ai u ka bërë më tej apel banorëve të bashkëpunojnë. “Kemi kaluar një situatë kritike. Kemi mundur të përballojmë situatën duke shmangur të gjitha dëmet në njerëz dhe duke shmangur dëme në mijëra krerë bagëti. Operacioni ka qenë i gjithanshëm. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencës civile. Të shpresojmë që më e keqja ka kaluar. Ju sigurojmë që gjithë rrjeti i ngritur është 24 orë në punë për të përballuar këtë emergjencë pa dëme të mëdha”, - tha Peleshi. Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, bëri të ditur se falë ndërhyrjes nëkohë të Shtabit të Përgjithshëm të Emergjencave është mënjanuar një dëm edhe më i madh që mund të krijohej. “Ju bëjmë me dije se pas marrjes së njoftimit nga qendra rajonale e parashikimit të motit katër ditë më parë, në Shqipëri dhe në gjithë rajonin janë ngritur menjëherë shtabet e emergjencës qendrore dhe rajonale ku marrin pjesë të gjitha agjencitë shtetërore”,- tha Tahiri. Sipas tij, disa qarqe në jug të vendit, janë në një situatë kritike sa i takon përmbytjeve me disa mijëra hektar, duke e bërë të vështirë situatën për qytetarët e pronat e tyre. “Shtabet janë në gatishmëri të plotë dhe unë falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, të emergjencave civile, Forcave të Armatosura, qendrës vullnetare të Emergjencës Civile dhe të gjithë ata që janë vendosur në ndihmë të prioritetit tonë, shmangien e pasojave fatale për jetën dhe shëndetin qytetarëve dhe më pas bagëtisë dhe pronës”, - deklaroi ai. Ministri u bëri apel banorëve për bashkëpunim. “E shfrytëzoj rastin edhe njëherë për të kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, pasi nuk ka institucion që ia del dot të përballet me pasojat e një emergjence civile apo një përmbytje të shkallës se gjerë, në rast se qytetarët nuk bashkëpunojnë”, - përfundoi ai.

"Hidrovorët me efiçencë të plotë, Vjosa si në vitin 1964"

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti informoi dje, pas mbledhjes së qeverisë, mbi të gjitha masat e marra për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga përmbytjet. Sipas tij të gjithë hidrovorët kanë funksionuar me eficencë të plotë, duke tërhequr ujin në zonat ku lumenjtë nuk kanë dalë nga shtrati. Ndërsa për rastet kur lumenjtë kanë dalë nga shtrati, Panariti thekson se është një situatë e jashtëzakonshme, ku lumi Vjosa ka prurje të barabarta me ato të vitit 1964. “Të gjithë hidrovorët kanë qenë në gatishmëri, kanë punuar dhe kanë qenë të furnizuar në mënyrë sistematike me energji elekrike.

Kjo ka bërë që uji të tërhiqet nga ngastrat dhe sidomos në ato zona ku nuk kemi pasur dalje të lumenjve nga shtrati, siç është rrethi i Lushnjes, tokat janë drenuar dhe uji është larguar. Sigurisht kemi pasur një situatë të jashtëzakonshme, me daljen e lumenjve nga shtrati, siç është rasti i lumit të Vjosës, i cili ka pasur prurje historike. Prurje që nuk janë riregjistruar që nga viti 1964, si rezultat i reshjeve të jashtëzakonshme brenda një harku kohor të shkurtër. Në këto zona ku kemi pasur dalje të lumenjve nga shtrati, ne kemi pasur si prioritet kryesor, në bashkëpunim dhe në sinkroni të plotë me Ministrinë e Rendit dhe me Ministrinë e Mbrojtjes, evakuimin e njerëzve dhe të gjësë së gjallë”, - tha ministri Panariti. Ai garantoi se situata do të mbikëqyret në vazhdimësi, natën dhe ditën, në mënyrë që të minimizohen dhe të përballohen me sukses dëmet e shkaktuara nga kjo përmbytje.

Ministria e Energjisë: Situata në hidrocentrale nën kontroll

Ministria e Energjisë dhe Industrisë deklaroi pasditen e djeshme se situata deri në këto momente në hidrocentralet kryesore të vendit është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik, pavarësisht se kuotat janë rritur. Sipas të dhënave niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është në kuotën e 289.83 m, në hidrocentralin e Komanit në niveli i ujit ndodhet në kuotën e 171.93 m. Dhe pse afër pikës maksimale ndodhet nën kontroll edhe hidrocentrali i Vaut të Dejës, i cili gjendet në nivelin e 74.36 m. Ndërkohë që mësohet se aktualisht hidrocentralet po punojnë me kapacitet të plotë dhe ende asnjë nga portat emergjente të shkarkimit nuk është hapur.

marrur nga Shekulli

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves