Translate

Friday, February 13, 2015

Qani Nesimi myftiu i ri i Tetovës

Nga dita e sotme myfti i Tetovës  është teologu i mirënjohur dhe profesori universitar Qani Nesimi i cili vjen në vend të Alifikri Esatit. Rijaseti i BFI-së ka vendosur që në krye të myftinisë të Tetovës të vë Qani Nesimin pas daljes në pension të Alifikri Esatit. Nesimi ka lindur në 13 Maj 1972 në fshatin Dobrosht të Tetovës ku edhe ka kryer shkollën fillore. Shkollimin e mesëm e ka bërë në Shkup ndërsa më tej ka studiuar në universitetin e Samsun në Republikën e Turqisë ku edhe ka magjistruar. Nesimi u bë doktor shkencash në vitin 2006 kur edhe mbrojti temën e doktoraturës në universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Qani Nesimi është autor i dy veprave edhe atë: “Ortodoksismi shqiptar” – Tetovë 2005, dhe “Dialogu obligim hyjnor” – 2005. Poashtu ka përkthyer edhe një numër të konsiderueshëm veprash si dhe ka dhënë kontributin e tij në sferën edukative si ligjërues në universitet.
Nesimi disa vite ka punuar edhe si ligjërues në Eski Xhami në Tetovë. /Tetova1

0 comments :

Post a Comment