Skip to main content

Opinion: Brezi europian i xhihadit

Autor: Javier SOLANA

Ai erdhi nga Algjeria në kërkim të një jete më të mirë, me pritshmërinë e një largimi nga varfëria, shtypja, mungesa e shpresës. Në Paris, gjeti një punë dhe lindi fëmijë, e këta lindën nipër e mbesa. Si nënshtetas francezë, ata kishin të drejtën e arsimimit dhe kujdesit shëndetësor. Por ata u rritën në getot që rrethojnë qytetet e mëdhenj të Francës, pranë familjeve si e tyrja, tamam në skajet e shoqërisë. Duke mos mundur të integrohen plotësisht, ata kishin shumë pak shanse për të përparuar ekonomikisht. Parajsa nuk u arrit kurrë. Kjo histori është përsëritur me miliona herë në vendet e Europës Perëndimore, me imigrantët dhe familjet e tyre që përfundojnë të varfër e të përjashtuar. Në skenarin më të keq, ata rekrutohen prej grupeve ekstremistë që u duket se u ofrojnë atë që u mungon: një ndjenjë përkatësie, identiteti dhe qëllimi. Pas një jete në skaje, pjesëmarrja në një kauzë më të madhe mund të duket se ia vlen, edhe kur kërkon gënjeshtra, vetëshkatërrim e madhe edhe vdekje. Pas sulmeve ndaj revistës satirike franceze Charlie Hebdo në Paris dhe parandalimit të një tjetër sulmi në Belgjikë, Europa ka nevojë të shihet mirë në pasqyrë. Ajo duhet të pranojë se imigrantët e brezit të dytë dhe të tretë janë ndjeshëm ndaj lajkave të organizatave terroriste, për arsye se të qenurit qytetarë të Europës nuk është përkthyer automatikisht në përfshirje sociale dhe ekonomike. Ndërkohë që, rritja e pabarazisë po i përkeqëson edhe më shumë gjërat.
Njerëzit kanë nevojë për shpresë. Ata kanë nevojë të besojnë në një vizion, një projekt që premton një të ardhme më të mirë për ta dhe për komunitetet e tyre. Vendet europianë dikur e ofronin këtë ndjesi shprese. Por kriza, reagimi zyrtar ndaj saj, e ka zëvendësuar shpresën me zhgënjim dhe zemërim.
Kjo ka krijuar terren pjellor për populistët anti imigrantë dhe terroristët islamikë. Vlerësohet se më shumë se 1200 nënshtetas francezë i janë bashkuar kauzës së xhihadit në Siri, bashkë me 600 nga Mbretëria e Bashkuar, 550 nga Gjermania dhe 400 nga Blegjika. Vende të tjerë europianë, duke përfshirë Spanjën, po përjetojnë një fenomen të ngjashëm. Dhe disa qytetarë europian, si vrasësit e Charlie Hebdosë, kanë vepruar edhe në vendet e tyre. Ndërkohë që shërbimet e fshehtë dhe forcat e policisë duhet të angazhohen për të parandaluar sulmet, hartimi i një strategjie efektive për t’iu kundërvënë lëvizjeve ekstremiste kërkon, pikësëpari, të kuptosh se çfarë i nxit ato. Vendet perëndimorë duhet të shkojnë përtej mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe të përmirësojnë koordinimin policor për të arritur në zgjidhje jetëgjata, që u japin përgjigje margjinalizimit ekonomik dhe social të këtyre të rinjve, ndërkohë që në të njëjtën kohë shmangin përplasjen dhe reagimin vetëm me represion.
Më e rëndësishmja, zgjidhje të tilla kërkojnë braktisjen e dikotomisë së rremë të lirisë dhe sigurisë. Nëse shqetësimet për sigurinë sjellin shkelje të të drejtave dhe lirive themelore, atëherë fanatizmi do të ketë siguruar një fitore; dhe e njëjta gjë do të ndodhë nëse shprehjet e Islamofobisë dhe ksenofobisë do të vijnë duke u rritur. Një javë pas sulmeve në Paris, kancelarja gjermane, Angela Merkel përsëriti atë që kishte shprehur ish presidenti gjerman, Christian ëulff në vitin 2010: në krah të Kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, Merkeli deklaroi se Islami është po  aq pjesë e Gjermanisë, sa është edhe judaizmi dhe kristianizmi. Kjo deklaratë tregon mënyrën e duhur për të ecur përpara. Imigrantët myslimanë, qofshin këta të brezit të parë, të dytë apo të tretë, duhet të jenë në gjendje të integrohen plotësisht në shoqërinë europiane, duke përftuar të njëjtët shanse si edhe banorët dhe nënshtetasit e tjerë të BE-së.
Ky parim duhet të gjejë zbatim edhe në nivel global, përmes krijimit të një kuadri gjithëpërfshirës që nxit zhvillimin – dhe inkurajon refuzimin e fanatizmit – në botën Islame. Fondamentalizmi agresiv dhe lufta e brendshme që mbajti peng shqoëritë e krishtera për shekuj të tërë i është lënë të kaluarës, dhe atje duhet të mbetet. Feja nuk është vetëm një sistem besimi; ajo është edhe një institucion, një gjuhë, madje edhe një lloj aktori në treg, që konkurron për fansa. Grupet radikalë terroristë përpiqen të konsolidojnë versionin e tyre të shtrembëruar të Islamit “të vërtetë” si institucionin e vetëm, duke imponuar gjuhën e tyre për të fituar të gjithë “tregun” e myslimanëve. Sot, grupe si Shteti Islamik apo Boko Harami në Nigeri i janë bashkuar Al Qaedës, në një betejë për të tërhequr myslimanët nga e gjithë bota, duke siguruar kështu lidershipin në xhihadin global. Këta grupi përfitojnë prej mjediseve kaotikë, si edhe isntitucioneve të dobët apo të shkatërruar, për të përfituar territorialisht.
Në të vërtetë, kanë qenë tranzicionet e dështuar në Siri, Libi dhe Jemen pas revoltave të Pranverës Arabe që nxitën krijimin e Shtetit Islamik. Miliona të rinj, ndonëse të zhgënjyer prej dekadash paralize sociale, papunësie dhe diktaturash brutale, kishin guxuar të shpresonin për më mirë. Ndonëse tunizianët kanë bërë përparime, popullsitë e tjera të prekura, ashtu si shumë myslimanë në Europë, kanë parë shpresat e tyre të shuhen. Xhihadi, ashtu sikurse çdoprogram tjetër politik reduksionist, është në gjendje të tërheqë një shumëllojshmëri njerëzish. E përbashkëta e të gjithë këtyre është pothuajse gjithmonë një ndjesi kotësie, apo një mungesë qëllimi.
Perëndimi duhet të pranojë që, siç e kanë treguar rastet e Afganistanit dhe Irakut, konflikti në botën arabe nuk mund të zgjidhet përmes ndërhyrjes ushtarake nga jashtë. E vetmja mënyrë për të rivendosur rendin dhe nxitur progresin në rajon është përmes fuqizimit të myslimanëve të moderuar, me qëllim që këta të triumfojnë mbi forcat e radikalizmit dhe dhunës. Roli i Perëndimit është t’i identifikojë dhe t’u ofrojë pranim dhe mbështetje. Ky është një mësim që duhet zbatuar edhe brenda, edhe jashtë vendit. (bota.al)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves