Skip to main content

Opinion: 40 miliardë dollarë në vit, humbjet vjetore të Rusisë

Shkruar nga: Andrey GURKOV 

Nëse këto ditë mediat evropiane njoftojnë se ekonomia ruse kërcënohet nga një recesion i rëndë për shkak të sanksioneve perëndimore dhe rënies së çmimit të naftës, padyshim që kanë të drejtë. Por, nëse në lajmet e shumta dhe madje edhe në analiza sanksionet zënë vendin e parë dhe cilësohen si arsyeja kryesore e krizës, ky është një gabim, që mund të çonte në perceptime të tjera të gabuara. Sepse problemet ekonomike në mbretërinë e Putinit në një pjesë të madhe e kanë zanafillën në vend. Megjithatë, masat ndëshkuese të Perëndimit që u vendosën për shkak të politikës agresive të Moskës në Ukrainë, i kanë thelluar shumë këto probleme strukturore.

Shkaku kryesor është rënia e çmimit të naftës

Kështu e sheh çështjen edhe ministri i Financave, Anton Siluanov. Që në fund të nëntorit 2014, ai bëri vlerësimin se humbjet nga "sanksionet gjeopolitike" të Rusisë mund të arrijnë rreth 40 miliardë dollarë në vit. Pasojat e këtyre masave janë domethënëse, por “jo aq kritike për kursin (politik) dhe ndoshta edhe për buxhetin, sa çmimet e mallrave tona të eksportit", pra të naftës dhe gazit, çmimin e të cilit kompania shtetërore Gazprom e ndërvar kryesisht me atë të naftës.
Por humbjet vjetore për shkak të rënies së çmimit të naftës, sipas ministrit janë 90 deri 100 miliardë dollarë amerikanë. Në këtë moment, produkti më i rëndësishëm i eksportit rus ka humbur rreth 30 për qind të vlerës së tij. Tani që rënia kalon 50 përqindëshin, Ministrisë së Financave i duhet të bëjë sërish llogarinë. Efekti i "shokut nga jashtë", siç quhen në Moskë tani nafta e lirë dhe sanksionet, ka arritur në rreth 200 miliardë dollarë, deklaroi Anton Siluanov më 28 janar para Dhomës së Lartë të Parlamentit rus. "Në radhë të parë ndikon rënia e çmimit të naftës, ne tani marrim më pak deviza të huaja", theksoi ministri.
Pikërisht me këtë fakt lidhet edhe rënia dramatike e rublës në fund të vitit 2014, që u bë pararendësi më spektakolar i krizës së madhe. Që atëherë, kursi lëviz në mënyrë pak a shumë sinkrone me çmimet e naftës. Problemi kryesor i Rusisë është se, udhëheqja e saj politike është bazuar shumë gjatë në të ardhurat e pafund të petrodollarit dhe ka bërë çuditërisht pak për modernizimin dhe diversifikimin e ekonomisë vendase.

Një krizë strukturore e bërë vetë

Ajo filloi të dobësohet që në pranverën e vitit 2013 edhe si rrjedhojë e përkeqësimit të vazhdueshëm të klimës së investimeve. Që në verën e 2014, tendencat recesive dukeshin kudo, para se çmimi i naftës të merrte të tatëpjetën dhe para se BE nga kufizimet e udhëtimeve dhe bllokimit të llogarive bankare të kalonte në sanksione ekonomike.
"Sanksionet ndikojnë në këtë zhvillim, por nuk janë shkaku kryesor i tij", thotë Rainer Seele, president i Dhomës gjermano-ruse të Tregtisë dhe shef i Wintershall, degë e koncernit BASF, që është aktive në biznesin rus, që prej më shumë se dy dekadash. Ministri rus i Ekonomisë, Alexei Uljukaev u shpreh në gazetën "Vedomosti" lidhur me tri kriza, që duhet të kapërcejë vendi momentalisht, një krizë strukturore, një krizë ciklike dhe një gjeopolitike. Kështu që saksionet janë për të në vendin e tretë.
Dhe kryetari i qeverisë Dimitri Medvedev theksoi në fund të janarit se, Rusia ka "një sërë" problemesh të mëdha të vetat, të cilat “nuk kanë lidhje me ndikimet e jashtme dhe që madje nuk kanë të bëjnë as me ndryshimet në çmimin e naftës". Një nga të këqijat kryesore, thotë ish-Presidenti rus, qëndron në faktin se që prej rreth 10-12 vjetësh pagat në vend janë rritur më shpejt se produktiviteti.

Kundërsanksionet e Moskës 

Rëndësia e sanksioneve ekonomike të BE-së, që janë vendosur para një gjysmë viti, nuk duhet mbivlerësuar. Kuba, Koreja e Veriut dhe Irani, jetojnë prej vitesh e dekadash në kushte shumë më të vështira. Shumica e sanksioneve ekonomike në sektorë të caktuar të vendosura nga BE më 1 gusht dhe të zgjeruara 12 shtator janë mjaft selektive. I ndaluar është për shembull eksporti i armëve dhe i pajisjeve për nxjerrjen e naftës në Arktik, apo në zona shkëmbore.
Në fakt, efekt të shpejtë dhe vërtetë të dhimbshëm ka vetëm kufizimi i qasjes në tregun e kapitalit evropian për disa banka të mëdha shtetërore dhe kompani shtetërore të naftës dhe armatimeve. Pikërisht këto kanë borxhe të larta në Perëndim dhe u duhet që të kthejnë, apo të rifinancojnë sa më parë kredi miliardëshe. Prandaj, shefi i Tregtisë me Jashtë të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), Volker Treier, beson se "ndikimi i shkallës së tretë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë do të shpaloset plotësisht gjatë këtij viti".
Ndërsa efektin e kundërsanksioneve të Moskës konsumatorët rusë e kanë ndjerë tashmë dukshëm. Më 6 gusht 2014, Vladimir Putin ndaloi përmes një dekreti importin e produkteve ushqimore dhe bujqësore nga e gjithë BE-ja. Plani ishte që t'u shkaktoheshin humbje të dhimbshme fermerëve evropianë dhe në të njëjtën kohë t'i jepej mbështetje bujqësisë vendase. Por kjo nuk i ka kapacitetet për të përfituar nga një masë e tillë proteksioniste. Si rezultat çmimet e ushqimeve pësuan rritje të mëdha. Norma e inflacionit sipas parashikimeve zyrtare në pranverë pritet të arrijë në 17 deri 20 për qind. Por që në janar, Prokuroria e Përgjithshme ruse ka nisur hetimet, sepse për disa mallra ka konstatuar rritje të çmimit në 150 për qind.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves