Translate

Thursday, February 12, 2015

OKB miraton rezolutë kundër financimit të IS-it

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar unanimisht një rezolutë që synon shkëputjen e burimeve të financimit të grupit militant të Shtetit Islamik (IS) dhe bashkëpunëtorët e Al-Kaedës, si fronti i Al-Nusras në Siri. Rezoluta, e miratuar nga Këshilli më 12 shkurt, bën thirrje për sanksione kundër individëve dhe subjekteve që blejnë naftën nga grupet ekstremiste dhe u kërkon vendeve të marrin “masat e duhura” për të parandaluar tregtinë me sendet e trashëgimisë kulturore të marra në mënyrë të paligjshme nga Siria.Një ndalim i ngjashëm ekziston tashmë edhe për antikitetet e Irakut./REL/

0 comments :

Post a Comment