Translate

Saturday, February 7, 2015

Myftiu i Tetovës faqebardhë iku në pension


Pas shumë sukseseve dhe të arriturave në veprimtarinë e tij fetare Alifikri Esati, Mufti i Tetovës përmbyll karrierën e tij profesionale dhe me vetëdëshirë pensionohet. Burimet tona njoftojnë se në mbledhjen e fundit të mbajtur në muftininë e Tetovës, Esati ka njoftuar të pranishmit për pensionimin e tij dhe mes tjerash janë propozuar emrat e ri të kandidatëve për të marrë postin e muftiut në Tetovë. Esati është njëri nga personalitetet më të shquara të islamistikës dhe njohës i mirë i jurisprudencës Islame, në opininon e gjërë njihet si njëri nga teologët më të shquar. Edhe pse BIM gjatë këtyre viteve sidomos që nga ardhja e Sulejman Rexhepit në krue të BIM ka pasur skandale, korrupcion, vjedhje dhe shkarkime me të drejtë apo patë drejtë të disa muftive, ai perosnalisht nuk është akuzuar asnjëherë për gjëra të tillë. Pas pensionimit të Esati, shkarkimit të Muftiut të Prilepit Topalloski, vallë do të pensionohen edhe myftitë dhe funksionarët e lartë të BIM-it të cilët kanë moshën për pensionim?!/skupi24/

0 comments :

Post a Comment