Tashmë për ikjet e kosovarëve rrugëve të Serbisë dhe të Hungarisë janë publikuar mijëra fotografi e shumë video, duke treguar tmerrin që e kalojnë ata deri në destinacionin e kërkuar, e që është destinacion i panjohur.
Në një video të re, shihet dhjetra fëmijë, gra e burra që kalojnë nëpër një fshat kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, derisa njëri nga burrat flet sikur nuk ka pasur as bukë për të ngrenë në Kosovë. Në fakt, në Kosovë nuk besohet se dikush nuk ka as bukë për të ngrënë!
Ai thotë se është nga Prishtina. “Me jepni vetëm bukë, bukë dhe ja unë po kthehem në Kosovë”, i thoshte i mllefosur ai gazetarit. /Indeksonline/
Comments
Post a Comment