Translate

Wednesday, February 18, 2015

LSDM i dërgoi dëshmitë e përgjimeve në Prokurori

Avokati Filip Medarski në emër të LSDM­së dëshmitë për skandalin e përgjimeve që e hapi lideri i LSDM­së, Zoran Zaev, i dërgoi në prokurori.
Para medieve informoi se po zgjerohet paraprakisht padia e ngritur penale për përgjim të pa autorizuar të cilën e ngriti LSDM. Deri tek prokuroria përveç bisedave të përgjuara të Zoran Zaev, Medarski i dërgoi edhe bisedat tjera të cilat publikisht u prezantuan nga kryetari i LSDM­së, ku përfshihen bisedat e Gordana Jankulloska, Zoran Stavrevski, Sasho Mijakoll, Musa Xhaferi, Mihajlo Manevski, Latas, Filimena Manevska dhe të tjerët të cilët publikisht u prezantuan në opinion.
“Është dhënë zgjerim i padisë penale për përgjim të pa autorizuar. Si dëshmi janë dhënë këto incizime të cilat publikisht janë prezantuar. Presim nga prokuroria publike që ti merr parasysh këto materiale dhe të veproj në bazë të ligjit”, deklaroi avokati Filip Medarski./portalb/

0 comments :

Post a Comment