Skip to main content

Kreu i Vatikanit në hall të madhë!

Pornografi me fëmijë, larje parash, trafik droge dhe afera të tjera të dyshimta kanë shtuar statistikat e veprave të krimit në Selinë e Shenjtë, pavarësisht se në pjesën më të madhe, autorët nuk janë nëpunës së Kishës
Shteti më i vogël i botës ka një problem në rritje me kriminalitetin - të paktën nëse i hedh një sy statistikave të kriminalitetit në raport me numrin e banorëve të tij. Po flasim për shtetin “Qyteti i Vatikanit”, siç njihet zyrtarisht. Vetëm rreth 400 persona banojnë në të, e ndër ta kardinalë, prelatë dhe laikë. Dhe numri i krimeve të kryera duket se është shqetësues, “e ai fatkeqësisht po rritet edhe më tej, trajtuar në aspektin statistikor, sidomos në nivelin e krimit ekonomik e korrupsionit”, tha Gian Piero Milano, Prokuror i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë, sipas “Spiegel Online”. “Ka me qindra procese civile e penale. Sidoqoftë - edhe kjo i përket të vërtetës - në 99 për qind të rasteve, mbartësit e veprave penale që shndërrohen në kriminelë, nuk janë nëpunës të Selisë së Shenjtë, por njëri apo tjetri nga rreth 18 milionë vizitorët e territorit të minishtetit”, shpjegon nga ana tjetër në një studim të kryer së fundmi, instituti nga rajoni i Vestfalisë për Kërkime Ekonomike në publikimin e vet mbi statistikat kriminalistike në vitet e shkuara. Mirëpo edhe te njerëzit e religjionit dhe në Bankën e Vatikanit po ndodhin gjithnjë e më shumë krime apo zhvillime të dyshimta, siç na tregon një vështrim i shpejtë i muajve të kaluar:

100.000 të dhëna me pornografi fëmijësh
Ish-ambasadori i Selisë së Shenjtë i akuzuar për abuzim seksual, Josef Wesolowski, tashmë është liruar nga arresti shtëpiak, por është lejuar të qëndrojë edhe më tej në qytetin e Vatikanit dhe t’i nënshtrohet kufizimeve strikte në komunikim. Weselowski akuzohet se kur ka qenë me shërbim diplomatik në Republikën Domenikane, ka abuzuar seksualisht me shtatë fëmijë. Ai u arrestua në fund të shtatorit të 2014-s. Ndër të tjera, ai akuzohet edhe se kishte ruajtur në serverin e kompjuterit të tij 100.000 video apo pamje pornografike me fëmijë. Wesolowski është i pari përfaqësues i lartë i Kishës Romane, që duhet të përgjigjet para një gjykate në qytet-shtetin e Vatikanit ndaj akuzave për abuzime seksuale. Kundër dy ish-menaxherëve të Bankës së Vatikanit po hetohet për dyshimet rreth përvetësimit të parave në këmbimet apo bizneset imobiliare. “Istituto per le Opere di Religione” (Instituti për Veprat Religjioze /IOR) megjithatë bëri të ditur në dhjetor se para disa muajve kishte nisur vetë një hetim të pavarur ndaj të dyshuarve në radhët e veta. Bëhet fjalë për aksione që nisin në vitet 2001 deri në 2008, të cilat u zbuluan gjatë procesit të kontrollit të brendshëm, të nisur vitin e shkuar në bankë. Kontot e prekura u ngrinë më pas me urdhër të prokurorit. Gian Piero Milano foli edhe për një anëtar të dytë të Kishës, i cili është konfrontuar me akuzat për pornografi fëmijësh. Se kush është ai, kjo akoma është e panjohur, thuhet në deklaratë.

Drogë dhe larje parash
Në mars 2014, dogana në Aeroportin e Lajpcigut kapi një sasi droge, e cila ishte destinuar për në Vatikan. 340 gramë kokainë në formë të lëngshme, paketuar në 14 kondomë. Vlera në tregun e zi e mallit kapte shifrën e 40.000 eurove. Vatikanit sidoqoftë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pranojë se në Vatikan ka “shpërndarës droge të paskrupullt, përpjekjet e të cilëve sidoqoftë janë mbytur qysh në gjenezë”.  “Komisioni Mbikëqyrës i Vatikanit AIF, i ka përcjellë Tribunalit (Gjykatës së Vatikanit) disa momente dyshimi në pesë raste të tjera. Si pasojë e rregullave shumë strikte për futjen e parave në qytetin e Vatikanit, në vitin e kaluar gjyqësor u kontrolluan 4.000 persona dhe 7.000 automjete”, bëri të ditur “Radio Vatikan” para pak ditëve. Gjatë përpjekjeve për më shumë transparencë financiare në Vatikan, ndodh ndonjëherë që papritur të zbulohen të dhëna për qindra milionë euro, të cilat nuk janë shfaqur në bilance. Standardet e kontabilitetit “modern” thuhet se në këtë rast, janë “injoruar”. Vatikani për shkak të strukturave të tij jotransparente financiare dhe para së gjithash, para skandaleve në Bankën e Vatikanit, ndodhet prej kohësh nën kritika. Qysh prej nisjes së mandatit të tij në krye të Kishës Katolike Romane, Papa Françesku ka bërë thirrje për reforma të menjëhershme e thelbësore në shumë komisione.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves