Skip to main content

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për drejtësinë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, arritën marrëveshje për drejtësinë në bisedimet e ndërmjetësuara nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.
Marrëveshja u arrit pas më shumë se katër orë bisedimesh.
Palët kanë konfirmuar se marrëveshja ka të bëj me funksionimin e Gjykatës në veri të Mitrovicës, ku gjysma e prokurorëve e gjykatësve do të jenë serbë e gjysma tjetër shqiptarë.
Kështu të paktën ka thënë kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, pas takimit në konferencën për media në Bruksel.
Në fjalimin e tij, kryeministri Mustafa, nuk ka folur për numra të prokurorëve e gjykatësve, por tha se përbërja e kësaj gjykate ‘siguron funksionimin e gjykatave në kuadër të sistemit të Kosovës, në tërë territorin e Kosovës’.
Kurse kryeministri serb Vuçiq ka thënë se marrëveshja thotë se në gjykatë do të jenë 9 prokurorë shqiptarë dhe 9 serbë, ndërsa ka shtuar se kjo gjykatë do të ketë njësi edhe në komuna tjera të Kosovës.
“Kjo marrëveshja është në interes të serbëve të Kosovës”, është shprehur ai.
Ndërkaq, Musfata është pyetur nga gazetarët në Bruksel, nëse palët kanë biseduar gjatë këtij takimi edhe për tema tjera, për çka ai është përgjigjur se nuk do të ketë diskutime t’jera derisa të mos zgjidhet çështja e strukturave paralele, sidomos ‘mbrotja civile’ që funksionon në veri.
Ndryshe dy kryeministrat, Mustafa dhe Vuçiq kanë thënë se nuk kanë pasur mundësi që t’ i caktojnë temat e radhës, dhe po ashtu kanë thënë se nuk e dijnë se kur do të jetë takimi i radhës mes tyre.
Në një komunikatë të zonjës Mogherini thuhet se të dy kryeministrat “përmbyllën një kapitull kritik për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që do të përmirësojë në mënyrë substanciale jetën e qytetarëve në terren”.
Ende nuk janë bërë të ditura hollësitë e marrëveshjes.
Zonja Mogherini tha se të dy kryeministrat zhvilluan debate gjithëpërfshirëse për një varg çështjesh si dhe shprehën përkushtimin e tyre për vazhdimin e përparimit në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve. “Kryeministri Mustafa dhe kryeministri Vuçiq, janë dakorduar të punojnë së bashku për të trajtuar shqetësimet rajonale, midis të cilave edhe çështjen akute të migrimit të paligjshëm nga Kosova”, thuhet në komunikatën e zonjës Mogherini.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves