Amerikania Kayla Mueller, e rrëmbyer nga militantët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë” (ISIS), është konfirmuar të jetë vrarë.
“Me zemër të thyer ndajmë konfirmimin se Kayla Jean Mueller ka humbur jetën”, kanë njoftuar prindërit e saj përmes një deklarate.
“Kayla ka qenë e ndjeshme dhe e përkushtuar për punë humanitare. Ajo ua ka dedikuar gjithë jetën e saj të re atyre që kanë qenë në nevojë për liri, drejtësi dhe paqe”, thuhet në deklaratë, raporton RFE.
Deklarata nuk sqaron se si ka mësuar familja për vdekjen e Muellerit apo për rrethanat e vdekjes së saj.
Mueller është kapur në Siri në gusht të vitit 2013.
Javën e kaluar, militantët e Shtetit Islamik kanë thënë se ajo është vrarë nga një sulm ajror i Jordanisë në Siri.
Comments
Post a Comment