Skip to main content

Kisha Ortodokse Maqedonase sponsorizohet nga Ndërmarrjet publike

Hulumtimi i BIRN-it tregon se Kisha Ortodokse Maqedonase është institucioni që merr më shumë donacione nga Ndërmarrjet publike. Analisti Ramadan Ramadani vlerëson se në këtë mënyrë cenohet parimi i sekularitetit i cili sjell pasoja shumë të rënda për Maqedoninë multi-konfeksionale

A është Maqedonia shtet sekular, apo jo?  Zyrtarisht po, por faktet flasin ndryshe.
Hulumtimi i BIRN-it tregon se Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) është institucioni që  merr më shumë donacione nga Ndërmarrjet publike. BIRN ka bërë kërkesë në 30 ndërmarrjet më të mëdha publike, për të parë se ku më tepër donojnë ato, por ka marrë përgjigje vetëm nga gjysma e tyre. Nga hulumtimi del se pjesa më e madhe e donacioneve të ndërmarrjeve publike shkon tek KOM-i.
Analisti Ramadan Ramadani vlerëson se në këtë mënyrë cenohet parimi i sekularitetit i cili sjell pasoja shumë të rënda për Maqedoninë multi-konfeksionale. 
“Mendoj se është cenim i parimit të sekularitetit. Kjo prishje e sekularitetit ka pasoja të rënda politike dhe disbalancuese  në shtetet multi-konfeksionale, siç është Maqedonia. Në këtë rast kjo paraqet edhe dështim total të klasës  politike shqiptare, e cila në këtë rast duhet të shërbejë për mbrojtjen e këtij segmenti shumë të rëndësishëm shtetëror për ndarjen e Kishës dhe bashkësive fetare prej shtetit”, thotë për “Lajm” Ramadani, duke shtuar se nuk mund të ketë sekularitet për një pjesë të popullatës dhe të mos ketë për gjysmën tjetër të popullatës.
“Pyjet e Maqedonisë” dhe “Drislla mbajnë rekordin e sponsorizimeve të KOM-it.
Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” i ngroh të gjitha manastiret që janë nën ingerencat e KOM –it.  Hulumtimi tregon se rregullisht për çdo vit kjo ndërmarrje ndahen mjete për ngrohjen e episkopive në kuadër të KOM dhe për ndërtimin e hapësirave të reja. Nga viti 2010 deri në vitin 2014 rregullisht  “Pyjet e Maqedonisë“ zponzorizojnë  KOM-in.
Sipas të dhënave të marra nga kjo ndërmarrje nga viti 2010-2014 donacion në dru kanë marrë Manastiri i Bigurit, manastiri Shën Jovan Pagëzori në fshatin Rostushë, 15 kubik dru janë donuar për ndërtimin e trapezarisë në kishën Shën Mërija (sv Bogorodica) në fshatin Marena-Kavadarci dhe për kishën Shën Mërija (sv. Bogorodica) në Berovë. Donacion drush është dhënë edhe për ndërtimin e kishës në fshatin Tarinicë, ndërtimin e trapezarisë në tempullin Shën Atanasi i Madh në fshatin Vitolishtë, për rekonstruimin e kishës Shën Jovani Pagëzori (sv. Jovan Krstitel,  për zgjerimin e  trapezarisë në kishën Shën VraçI –Kuzman dhe Damjan në fshatin Pletvar të Prilepit, etj, etj.
Ngjashëm me “Pyjet e Maqedonisë”, edhe  Ndërmarrja Publike për grumbullimin e mbeturinave komunale (DRISLA) ka donuar mjaft për  KOM-in.
Rreth 60 mijë denarë janë donuar për ndërtimin e konaqeve në manastirin Shën Gjorgji, 120 mijë denarë për rinovimin e konaqeve të manastirit Shën Gavril, 30 mijë denarë për renovimin e sistemit të sigurimit në Manastirin Shën Dimitri në fshatin Sushicë, etj, etj.

Marrur nga Lajmpress

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves