Shkup, 12 shkurt - Këshilltari i presidentit Gjorge Ivanov, profesori Dimitar Mirçev, krahason aferën e përgjimeve me atë që njihet si afera “Watergate”, ndodhur në vitet ’70 në SHBA.
I ftuar në emisionin “360 gradë” në Alsat, profesori tha se tashmë nuk ka rëndësi se nga kush janë bërë përgjimet, nëse fjala është për shërbime të huaja ose të brendshme, sepse “në pikëpyetje është vënë funksioni i sistemi shtetëror”.
“Sidoqoftë, është shumë e saktë të thuhet se janë shkelur të drejtat e qytetarëve dhe ky është shqetësimi kryesor. Mua më kujton skandalin e madh politik të përgjimit ‘Watergate’ të vitit 1972. Epilogu i kësaj është funksionimi i sistemit. Presidenti dha dorëheqje që të mos shkarkohej, sepse administrata e tij u akuzua për organizimin e përgjimit”, tha Mirçev./zhurnal.mk/

Comments
Post a Comment