Translate

Tuesday, February 17, 2015

ISIS djeg për së gjalli 45 persona

Militantët e Shtetit Islamik i kanë djegur për së gjalli 45 njerëz në qytetin perëndimor të Irakut, al-Baghdadi, ka njoftuar shefi i policisë lokale.
Nuk dihet se kush janë viktimat e fundit e as për çfarë arsye janë vrarë, por Qasim al-Obeidi tha se beson që disa nga të djegurit janë ish-anëtarë të forcave të sigurisë.
Militantët e Shtetit Islamik gjatë javës së kaluar e kanë kapur një pjesë të madhe të qytetit, i cili gjendet afër bazës ushtarake Ain al-Asad.
Obeidi tha se një kompleks që strehon familjarët e personelit të sigurisë dhe zyrtarëve lokalë, tashmë është duke u sulmuar.
Ai ka kërkuar ndihmë nga qeveria dhe faktori ndërkombëtar.
Luftimet e ashpëra dhe kominikimi jo i mirë me atë pjesë, e bën të pamundur konfirmimin e këtyre pretendimeve.
Më parë gjatë këtij muaji është publikuar një video e cila e tregon një pilot jordanez duke u djegur për së gjalli nga militantët e Shtetit Islamik.

0 comments :

Post a Comment