Shkup, 5 shkurt - Fejzulla Arifi, përfaqësues i Këshillit të veteranëve të UÇK-së nga Likova dhe Kumanova thotë se marrëveshja tashmë e arritur me zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi do të fillojë të realizohet shumë shpejt.
“Kemi parë vullnetin e plotë nga ana e z.Xhaferit që të realizohen kërkesat tona për punësim në administratë të pjesëmarrësve në konfliktin e vitit 2001. Nuk dëshirojnë politizimin e kësaj çështje kaq jetike për veteranët, sepse dikush po dëshiron ta dramatizojnë rastin se gjoja ne jemi kundër Qeverise, kurse realisht kërkesat tona janë sociale e jo politike, sepse e meritojmë të kemi marrëdhënie të rregullt pune”, ka thënë Arifi, njofton “Koha”.
Ai nuk ka dashur të tregojë se kur do të shihen rezultatet e para të marrëveshjes, megjithëse është zotuar se e njëjta do të realizohet në përpikëri.
“E dimë që nuk është lehtë të bëhet kjo punë, por me rëndësi është se premtimet janë të forta, dhe ne nuk do të lëshojmë pe në asnjë mënyrë gjatë rrugës për t’u realizuar kjo marrëveshje. Përveç veteranëve të Likovës dhe Kumanovës, edhe veteranët që vijnë nga qytetet tjera do të inkorporohen në listat tona dhe presim të merren parasysh nga zëvendëskryeministri Xhaferi, i cili është autorizuar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për t’u marrë me çështjen tonë”, thotë më tej Arifi.
Ai shton se nga dita e hënë do të dihet mënyra se si do të realizohet punësimi i veteranëve.

Comments
Post a Comment