Guarin është duke shpresuar që të jetë lider i skuadrës së drejtuar nga Mancini, pasi dëshiron të ndjekë hapat e legjendës, Javier Zanetti.
“A mund të bëhem lider i Interit në të ardhmen? Mirë, ishte më ndryshe kur lojtarë si Zanetti ishin këtu, porunë çdo herë dëshiroj të luaj mirë dhe të bëhem lider në fushë. Dua të jem lider”, tha Guarin për faqen zyrtare të skuadrës.
“Të kesh besimin e trajnerit është një gjë shumë vitale, për lojtarin dhe për skuadrën në përgjithësi. Ndihem shumë mirë dhe për këtë gjë e falënderoj trajnerin, stafin teknik dhe të gjithë bashkëlojtarët që kanë treguar besim te unë”, përfundoi Guarin.
Comments
Post a Comment