Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, spekulohet se mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
Edhe pse ka kontratë me gjigantin bavarez deri në verën e vitit 2016, Guardiola mund të mos e vazhdojë qëndrimin e tij në Allianz Arena përtej këtij edicioni.
Ndërsa, sipas të përditshmes gjermane “Sport Bild”, Guardiola është kandidat për pasardhës të Manuel Pellegrinit në krye të Manchester Cityt.
Pellegrini nuk pritet të mbetet në detyrë pas këtij sezoni dhe Guardiola mund të jetë një zëvendësues i denjë i kilianit.
Comments
Post a Comment